5 gjërat që nuk duhet të mbani në shtrat

dhomaQë të kryesh një gjumë të qetë dhe perfekt nevojitet që dhoma e gjumit të jetë e errët dhe relaksuese, për të mos patur asnjë kontakt me botën e jashtme.

Ka shumë gjëra që në ditët e sotme janë shndërruar në shumë të domosdoshme duke na marrë pjesën më të madhe të kohës, madje dhe kur fleme. Por në të vertet nuk është aspak mirë që gjatë kohës që shkojmë për të fjetur të biem “pre” e këtyre shqetësimeve.

1.Telefoni:

Janë dëgjuar të gjitha justifikimet e mundshme përsa i përket mbajtjes së telefonit tek koka ose pranë shtratit gjatë kohës që flemë. Justifikime të tilla si: e mbajmë telefonin pranë për alarmin e mëngjesit, për të mos humbur thirrjet urgjente, për të përditsuar Instagramin etj, tashmë janë kthyer në rutinë. Në lidhje me këtë ju themi se ka shumë arsye se përse mbajtja e telefonit afër prish gjumin tuaj. Pjesa më e kuptueshme për të gjithë është kjo: Çdo zile është një shqetësim për gjumin, pasi vështirë të flini sërish të qetë. Drita blu e telefonit mund të shkaktojë shqetësime të hormoneve të cilat ndikojnë në gjumë të parehatshëm. Është mirë që gjatë kohës së gjumit, telefoni të qendrojë në një dhomë tjetër.

2.Punë:

Në mënyrë absolute nuk këshillohet që të punosh mbi një projekt me anë të laptopit apo smartphone – it në dhomën e gjumit. Kushtet e dhomës nuk ofrojnë mundësi të mira për të punuar edhe pse në ditët e sotme 80 % e profesionistëve të rinj pranojnë se punojnë në dhomën e gjumit.

3.Kafshët:

Një pjesë e mirë e “pronarëve” të cilët vendosin të mbajnë kafshë në shtëpinë e tyre e kalojnë kufirin, duke i akomoduar ato dhe në shtratin e tyre. Sipas studimeve të fundit thuhet se kafshët lëvizin shumë herë gjatë natës dhe nuk të krijojnë mundësi për gjumë të qetë. Veç kësaj ato sjellin me vete pluhur, polene të ndryshme të cilat janë shkaktarë për të përhapur alergjitë.

4.Ushqimi:

Tinëgllon mirë kur mendon të të sjellin mëngjesin në shtrat, por nga ana tjetër kjo nuk është aspak higjenike. Në mënyrë absolute nuk këshillohet konsumimi i ushqimit në shtrat, pasi nuk i përket dhomës së gjumit. Dhoma e gjumit duhet të mbahet si një vend i shenjtë ku shkoni për të pushuar, duke e mbajtur larg gjithë këtyre shqetësimeve.

5.Librat:

Ndodh që të gjithë të lexojmë diçka para se të flemë, por ekspertët e gjumit vazhdimisht theksojnë se dhoma e gjumit duhet të jetë vetëm për gjumë. Aktivitetet emocionuese, pra leximi i librave të ndryshëm përpara gjumit mund të sjellin një gjumë të cilësisë së dobët. Një lexim para se të shkojmë në dhomë nuk do të ishte keq, por përpjekjet nuk duhet të mungojnë për t’i mbajtur jashtë dhomës së gjumit të gjitha “ shqetësimet” e sipërpërmendura.

Submit a comment