5 arsye pse duhet të hani kungull

kungullVjeshta është periudha e kungujve, ndaj është dhe koha më e mirë për ti konsumuar. Nëse deri më sot nuk i keni ditur vetitë e tyre, më poshtë gjeni pesë arsye të vlefshme se pse duhet ti hani.

-Falë sasisë së madhe të beta-karotenës, kungujt luajnë rol të rëndësishëm kundër artrittit, dhimbjeve muskulore, menstruacioneve të dhimbshme dhe gjendje të tjera që kërkojnë qetësues.

-Përmbajnë pak kalori. Në 200 gramë kungull gjenden më pak se 50 kalori.

-Përmirëson shikimin. Përveç fibrave, kungulli është i pasur me magnez, potas, zink, hekur dhe luteinë, që të gjithë elementë të nevojshëm për përmirësimin e shikimit dhe për forcimin e sistemit imunitar.

-Përmirëson pamjen e lëkurës. Kungulli përmban vitaminë A, C dhe E, të cilat ndihmojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe të lëmuar.

-Parandalon kancerin. Karotenoidet që gjenden te kungulli parandalojnë disa lloje kanceri dhe sëmundje kardiake.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment