Yahoo-ja kërcënohet nga qeveria amerikane me një gjobë prej 250,000 dollarësh në ditë, nëse gjiganti i kërkimit në internet nuk dorëzon të dhënat e kërkuara.
Mësohet se agjencia amerikane e Sigurisë kombëtare pretendon nga Yahoo-ja t’i bindet rregullave të reja të mbikëqyrjes, gjë të cilën kompania e konsideron jo-kushtetuese.
Yahoo bën të ditur se është kërcënuar me gjobë vënie pas kundërshtimit të vëzhgimit nga Qeveria Amerikane, miratuar nga një akt ligjor mbrojtjeje në vitin 2007.
Sipas dokumenteve gjyqësore, beteja e përgjimit mes firmave të teknologjisë dhe administratës amerikane shkon shumë prapa në vite, edhe përtej kohës kur Edward Snowden bëri publik skandalin e përgjimeve të NSA-së.
Snowden zbuloi disa dokumente vitin e kaluar, ku tregoheshin qartë metodat e sofistikuara të mbikëqyrjes të përdorura nga Qeveria amerikane për të mbledhur të dhëna në internet që mbahen nga kompanitë si Yahoo, Google dhe Microsoft.