10 vendet me te edukuara në planet

arsimIndeksi i Progresit Social ofron të dhënat më të sakta sa i përket progresit shoqëror duke u mbështetur veçanërisht në shkallën e arsimimit të popujve. Por në këtë indeks përfshihen edhe elementë mjaft të rëndësishëm që kanë të bëjnë me edukimin, kulturën, kujdesin shtetëror etj.

Ja 10 vendet me te edukuara në glob
1. Kanadaja 65
2. Japonia 64.7
3. Korea e Jugut 64.2
4. Britania e madhe 64
5. Suedia 63.7
6. Izraeli 62.9
7. Franca 62.5
8. Gjermania 61.5
9. Polonia 61.4
10. SHBA 61.3
Kanadaja
Kanadaja zotëron indeksin më të lartë sa i përket indeksit bazë të njohurive me një korefiçent që arrin mbi 65%. Sistemi arsimor në Kanada kontrollohet nga krahina të ndryshme dhe qeveria federale nuk ndërhyn si rregullator. Nuk ka kurrikul të centralizuar kombëtare. Arsimi publik është në dispozicion për të gjithë. Arsimi para – fillor është ofruar nga autoritetet lokale, por ai nuk është i detyrueshëm . Arsimi fillor është i detyrueshëm dhe mund të fillojë në moshën 5 ose 6 vjec deri në 16 ose 18 vjec në varësi të juridiksionit . Arsimi i mesëm është gjithashtu i detyrueshëm dhe shkon nga katër deri në gjashtë vjet . Sistemi i arsimit gjithëpërfshirës në vend ka krijuar një nga forcat më të kualifikuara të punës në botë. Ekonomia e fortë, mund ti atribuohet këtij sistemi, specializimeve dhe mbi të gjitha dëshirës së këtij populli për tu arsimuar dhe mësuar.

Submit a comment