10 boksierët e Fierit rrezikojnë pjesmarrjen në Kampionatin kombëtar

boks10 boksiere te Apolonise se Fierit rrezikojnë të mos marrin pjesë në kampionatin kombëtar të boksit në datat 24 dhe 28 shtator në Tiranë. Problemi qëndron në mosdhënien e trajtimit që u duhet boksierëve për stërvitjen dhe shpenzimet për ndeshjet në kampionatin kombëtar.

Boksieri fierak Arnold Kuqari, i cili është shpallur pesë herë kampion kombëtar, tregon se po bëjnë një kohë të gjatë pa marr pagën e nevojshme prej 20 mijë lekë të reja.

Ndërsa trajneri i boksit për skuadrën e “Apolonisë” Baftjar Abazi ja faturon përgjegjësinë titullatit të shumësportëshit Lili Gërmau kur thotë se këshilli Bashkiak ka miratuar fondin por nuk ka patur administrim të rregullt.

Sinkron Baftjar Abazi trajneri Nga ana tjetër drejtuesi i shumësportëshit Lili Gërmau nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me këtë situatë. Përvecc kushteve të vështira dhe godinës së amortizuar në te cilën stërviten boskierët e skuadrës së “Apolonisë”, mungesa e fondit përpara kampionatit rrezikon mospjesëmarrjen e tyre në këtë kampionat edhe pse janë pretendent per titullin.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment