1 në 7 persona vuajnë nga “Dehja me Gjumë”, pasi zgjohen
A jeni zgjuar ndonjëherë aq te hutuar sa që keni gabuar një telekomandë për një telefon, apo dollapin për banjën? Nëse është kështu, ju mund të jetë në mesin e një prej shtatë njerëzve qe vlerësohen se vuajnë nga një çrregullim gjumi të quajtur “arousal confusional,” Ose më thjeshte nje lloj i te “dehurit me gjumë.” Këto incidente ndodhin kur një gjumë i thellë i një njeriu ndërpritet; ata zgjohen, por truri vazhdon të jete ne gjumë. “Është njelloj si te jesh krejtesisht i dehur, ata nuk e dinë se ku janë apo çfarë janë duke bërë,” – thotë bashkë-autori istudimit Dr Maurice Ohayon i Stanford. Është e zakonshme tek fëmijët – ata qe vuajne nga ky çrregullim e kanë të vështirë të zgjohen dhe shpesh nuk kanë kujtesë të ndonjë episodi, i cili mund të përfshijë edhe dhunën.
Hulumtuesit gjetën 15% e 19.000 të rriturve në studimin vuanin nga çrregullimi, ku më shumë se gjysma e atyre raportonin një episod të paktën një herë në javë. Përgjigjet e tyre në lidhje me zakonet e gjumit, sëmundjet mendore, dhe medikamentet i lejuan hulumtuesit për të identifikuar disa faktorë të rrezikut, duke përfshirë çrregullime të gjumit, alkoolizmin, PTSD, ilaçet kundër depresionit, dhe gjumit te tepert apo te pakte. Rreth 30% raportuan të kene qenë “te dehur me gjumë” për 15 minuta ose më pas zgjimit, e cila ngre shqetësimin për punëtorët të cilët marrin nje sy gjumë në punë-ose, të themi, pilotët apo dhe mjekët.