Si t’i kundërvihemi ekstremizmit të ekstremit të djathtë? Shembulli që vjen nga Gjermania

Nga Cynthia Miller-Idriss “The Guardian”

Udhëheqës shtetesh, politikëbërës dhe drejtues të kompanive të teknologjisë, u mblodhën në Paris këtë javë, për të diskutuar ndikimin e mediave sociale mbi dhunën terroriste në mbarë botën.

Qëllimi i tyre – eliminimi i përmbajtjes terroriste dhe të dhunshme në internet – është një hap që duhet përgëzuar dhe tejet i nevojshëm në luftën kundër ekstremizmit. Por aty mungonte një grupim jetik në këtë proces:mësuesit.

Gjatë dhjetëra takimeve që kam pasur mbi radikalizmin e dhunshëm ekstremist në të gjithë Europën dhe SHBA gjatë viteve të fundit, kam takuar shumë akademikë, specialistë të CVE (kundër ekstremizmit të dhunshëm), analistë të terrorizmit, politikëbërës dhe diplomatë, që punojnë çdo ditë për të kuptuar rrënjët e ekstremizmit, dhe për të gjetur mënyrat që frenojnë dhunën.

Këto diskutime, bëjnë zakonisht bashkë ekspertë që debatojnë mbi qasjet bashkëpunuese ndaj zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrjes, për të mësuar rreth gjetjeve të reja të studimeve dhe përpjekjeve praktike në terren, apo edhe për të ndërtuar një bashkëpunim të nivelit të lartë ndërkombëtar ndërkombëtar dhe publik për çështje të tilla si radikalizimi online.

Por unë jam e habitur, që këto takime përfshijnë rrallë ekspertët, njohuritë praktike të të cilëve janë më të rëndësishme, për të kuptuar se si të rinjtë mund të jenë të prekshëm nga radikalizimi – mësuesit, punonjësit socialë, këshilltarët e karrierës dhe punonjësit e zhvillimit social të të rinjve, të cilët ndërveprojnë çdo ditë me të rinjtë.

Ndonjëherë këto mbledhje, përfshijnë reagues dhe praktikues të vijës së parë që punojnë kundër radikalizimit, por edukatorët e zakonshëm janë lënë jashtë këtij procesi. Në fakt, ekziston tashmë tashmë një model i fuqishëm në këtë drejtim.

Për dekada me radhë, dhjetëra mësues dhe drejtues, zyrtarë të karrierës dhe këshilltarë të tjerë, kanë udhëtuar në Gjermani nga e gjithë Evropa dhe në mbarë botën për të mësuar rreth sistemit të trajnimit profesional gjerman – mënyra përmes së cilës shumica e gjermanëve përdorin një sistem të dyfishtë të praktikës së punës, kombinuar me të mësuarit në shkollë.

Vizitorët marrin pjesë në udhëtime të shumta studimore, udhëtime në qendra trajnimi dhe kurse certifikimi në Gjermani, për të mësuar rreth këtij modeli të mësimit. Edhe në qoftë se një stili i caktuar i mësimdhënies, nuk zhvillohet kurrë në komunitetet e tyre, për mësuesit që kanë përjetuar vetëm një model të plotë akademik të shkollave të mesme, respektimi i qasjes gjermane mund t’i hapë rrugë një mënyrë krejtësisht të re të të menduarit rreth arsimit të mesëm.

Kjo krijon ndërgjegjësim në mesin e mësuesve dhe këshilltarëve të karrierës për rrugët që duhet të ndjekin të rinjtë, duke i ndihmuar ata të kuptojnë rrugët alternative që duhet të ndjekin kur të arrijnë në moshë madhore.

Gjermania,. mund të jetë gjithashtu modeli i duhur për luftën kundër ekstremizëmit të bazuar tek arsimimi. Qasja gjermane, e rrënjosur në dekada përvojë, rindërtimin e demokracisë pas Holokaustit, është pa dyshim më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse, për të luftuar ekstremizmin në të gjithë botën.

Mësuesit dhe edukatorët në klasë, marrin udhëzime të rëndësishme për të përmirësuar njohuritë e të rinjve mbi ekstremizmin, si dhe për të mësuar strategji të reja, për t’i angazhuar ato në raste rrezike.

Kjo qasje shkon përtej klasës në shkollë, dhe vepron në të gjitha nivelet e shoqërisë, duke integruar edukimin anti-ekstremizëm në programet jashtë-shkollore artistike, ekipet e futbollit, koncertet, aktivitetet me grupe fetare etj. Në të gjitha rajonet, ekzistojnë edhe qendrat lokale “këshilluese të lëvizshme”, që janë të trajnuara për të ndihmuar komunitetet lokale të goditura nga dhuna ose propaganda ekstremiste.

Sigurisht, huamarrja edukative nuk funksionon gjithmonë. Përpjekjet për të përshtatur dhe transferuar politikat dhe praktikat arsimore përtej kufijve, shpesh kritikohen se nuk marrin parasysh kontekstet kulturore, politike apo ekonomike lokale.

Por kur relizohet mirë, shkëmbimi ndërshtetëror, është një strategji jetike. Do të ishte relativisht e thjeshtë, të përshtatej modeli i shkëmbimit ndërkombëtar të arsimit, për t’u përqëndruar në punën kundër-ekstremizmit, duke përdorur metoda që shkojnë përtej mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit.

Mësuesit në klasë dhe të rinjtë e angazhuar në punë sociale, janë individët që kanë më shumë gjasa të përballen me të rinjtë, gjatë periudhave kur ata ekspozohen fillimisht ndaj përmbajtjes ekstremiste. Ata janë të mirë-pozicionuar, për të njohur dhe reaguar ndaj shenjave të hershme të radikalizimit.

Por për ta bërë këtë në një mënyrë efektive, ata kanë nevojë për trajnim,e burime dhe ekspozim ndaj ideve, strategjive dhe praktikave të reja premtuese nga e gjithë bota. Dhe që kjo të ndodhë, duhet që ata duhet të ftohen në tryeza ku të diskutohen mënyrat më efektive për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Shënim:Cynthia Miller-Idriss, është profesoreshë e arsimit dhe sociologjisë në Universitetin Amerikan në Uashington, dhe drejtore e informimit në Qendrën për Analizën e të Djathtës Radikale në Mbretërinë e Bashkuar.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment