SHBA, një zjarr i qëllimshëm shkrumbon një xhami në shtetin Konektikat

Nga Mihir Zaveri “The New York Times”

Me fillimin e Ramazanit, Xhamia Dijanet në Nju Hejvën, Konektikat, ishte një vend ku mblidheshin çdo ditë besimtarët myslimanët, në shoqërinë e miqve dhe familjes, ndërsa thyenin agjërimin e tyre.

Por në fundjavën që shkoi, besimtarët morën një lajm të hidhur:Një zjarr kishte shpërthyer pak para orës 4 të pasdites, duke e bërë xhaminë të pabanueshme. Ndërsa të hënën, zyrtarët e Nju Hejvën, bënë një tjetër njoftim shokues:Ata thane se besonin që zjarri ishte vendosur me dashje.

“Është një lajm tronditës”- tha Hajdar Elevli, president i degës në Konektikat i Fondacionit Fetar Turko-Amerikan, që zotëron xhaminë. “Të gjithë tani janë të trishtuar”. Motivi specifik për zjarrvënien ishte i paqartë. Autoritetet thanë se nuk ka pasur ndonjë arrestim, dhe se hetimet po vazhdojnë.

Gjatë zjarrit nuk u lëndua fatmirësisht askush, ndërsa sipas Elevli dëmet materiale nuk janë “shumë të mëdha”. Departamenti i Zjarrfikësve në Nju Hejvën, nuk iu përgjigj pyetjeve të mëtejshme mbi këtë ngjarje. Në një konferencë shtypi të hënën, përballë ndërtesës së 3-katëshe, shefi i këtij departamenti Xhon Alston, tha se zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit po ndihmonin në hetimin e zjarrvënies.

”Kur sulmon një institucion fetar, ky akt është dëmtues, dhe por edhe shprehje e një krimit të urrejtjes”- u shpreh guvernatori i Konaktikat Ned Lamont në një dalje për mediat. Zjarrvënia, ndodhi në një kohë kur objektet fetare kanë qenë objektiva të shpeshta.

Më 15 mars, 51 njerëz besimtarë myslimanë u vranë gjatë sulmeves në 2 xhami në Kristçërç të Zelandës së Re, pasi i dyshuari publikoi një manifest të mbushur me urrejtje, thanë autoritetet. Një javë më vonë, dikush i vuri zjarrin një xhamie të Qendrës Islamike në Eskondido, Kaliforni, ndërsa në mure u gjëtën shkrime anti-myslimane, që i referoheshin sulmeve në Zelandën e Re.

Po atë muaj, Qendra Islame Muhamed në Hartford, mori një telefonatë anonime nga dikush që kërcënoi se do ta digjte atë, thanë autoritetet. Sipas një imami të qendrës, personi përdori sulme racore gjatë asaj telefonate.

Në muajin prill, 3 kisha të frekuentura kryesisht nga komuniteti afro-amerikan u dogjën në Luiziana të SHBA, teksa një person i armatosur hapi zjarr në një sinagogë në Pouej të Kalifornisë, gjatë një shërbimi fetar në ditën e fundit të Pashkës.Autoritetet po hetojnë nëse i dyshuari, ishte edhe autor i një manifesti antisemit, ku merrej përgjegjësia për zjarrin e vendosur në xhaminë e Eskondidos.

“Duke pasur parasysh sulmet e kohëve të fundit në objektet fetare në SHBA dhe mbarë botën, është detyrë e autoriteteve të zbatimit të ligjit që të hetojnë mundësinë e një motivimi paragjykues për këtë zjarrvënie”- u shpreh Tark Auadi, drejtor ekzekutiv i Këshillit mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike në Konektikat, tha në një deklaratë të posaçme për mediat, lidhur me zjarrin e rënë në xhaminë e Nju Hejvën. Elevli tha se nuk kishte dëgjuar më herët për ndonjë kërcënim, që të synonte xhaminë ose anëtarët e tij. Ai tha se nuk i kishte shkuar kurrë ndër mend, se xhamia mund të ishte një ditë në shënjestër.

“Kjo është diçka e tmerrshme për të gjithë”- thekson ai. Xhamia, e ndodhur në 531 Avenue Middletoën, pranë Bulevardit Fokson, që përmban klasa mësimore por edhe disa apartamente banimi, u hap në vitin 2010, tha zoti Elevli.

Xhamia ishte ende në ndërtim e sipër, dhe kur ra zjarri godina ishte shumë e zbrazët. Qendra Dijanet në SHBA, është një organizatë jofitimprurëse me qendër në Merilend, që ofron “shërbime fetare, sociale dhe arsimore për emigrantët dhe myslimanët turq” sipas faqes së internetit të organizatës.

Gjatë viteve, xhamia e Nju Hejvën, ishte bërë një vend ku mblidheshin familjet myslimane, dhe që ofronte programe edukimi për fëmijët në fundjavë. Zoti Elevli, tha se kishte marrë një telefonatë pasditen e të dielës nga një imam, që i tha se xhamia ishte përfshirë nga flakët. “Lashë gjithçka, dhe shkova atje me vrap”- kujton Elevli. Rrugët pranë ndërtesës u bllokuan, por ai e parkoi makinën dhe iu afrua ndërtesës në këmbë, ndërsa kishte nisur një shi i madh.

Ai tha se shumë kalimtarë po qanin, nga ajo që po shihnin. Elevli thotë se nuk është i sigurtë, se kur besimtarët do të jenë në gjendje të ri-hyjnë në xhami. Kjo do të varet pjesërisht nga hetimi penal, dhe nga një rishikim i demit, për t’u kompensur nga kompanitë e sigurimit.

Ai po sheh mundësinë e ngritjes së nje tendë, në mënyrë që njerëzit të mund të mblidhen gjatë Muajit të Ramazanit, muaji më i shenjtë i kalendarit islam. Elevli tha se kishte marrë telefonata të shumta nga grupimet fetare aty pranë, për ta ndihmuar. “Falë Zotit të gjitha kishat dhe sinagogat na telefonuan, duke shprehur gatshmërinë për të na ndihmuar, dhe gatshmërinë për të ndarë me ne hapësirën e tyre”- tha ai.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment