SHBA-ja po e shpërbën aleancën perëndimore

Nga Yahya Bostan “Daily Sabah”

Vendimi i Turqisë, për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore, ka shkaktuar tensione të forta me Shtetet e Bashkuara. Si pjesë e negociatave 10-vjeçare, turqit kishin tentuar pa sukses të blinin sistemin mbrojtës raketor të Uashingtonit, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi çmimet, prodhimin e përbashkët dhe transferimin e teknologjisë.

Pasi u refuzua nga amerikanët, Ankaraja nisi bisedimet me prodhuesit evropianë dhe ata kinezë. Në fund, Rusia pranoi kushtet e Turqisë, dhe që të dyjs vendet nëshkruan marrëveshjen për blerjen e sistemit rus S-400. Zyrtarët amerikanë, e kanë kritikuar ashpër lëvizjen e Turqisë.

Disa ditë më parë, turqit morën një letër nga Pentagoni, që i paralajëmëronte se Uashingtoni do ta përjashtojë Turqinë nga programi i fluturimit F-35, në rast se Ankaraja nuk arrin të pezullojë dorëzimin e sistemit rus S-400.

Letra u dekonspirua nga media, përpara se të arrinte në destinacionin e saj. Përgjigjja e Turqisë, ishte se “përmbajtja dhe gjuha e letrës, nuk ishte në përputhje me frymën e aleancës”. Ankaraja, është duke përgatitur një përgjigje të plotë ndaj letrës së amerikanëve.

Megjithatë, SHBA-ja shkoi edhe më tej. Ajo kërcënon të imponojë një embargo ndaj Turqisë në fusha të ndryshme. Pasi ka nisur një luftë të ashpër tregtare kundër Kinës, Uashingtoni sinjalizon se mund të përdorë të njëjtën metodë, për ta “zbutur” Turqinë.

Dhe letra që ka dërguar Pentagoni, është plot me kërcënime të tilla. Që të mos merren masat ndëshkuese, amerikanët duan që Turqia të rishikojë blerjen e sistemit anti-raketor rus S-400. Turqit, janë përgjigjur disa here mbi këtë çështje, duke thënë se pajisjet tashmë janë blerë, dhe se ato do të merren në dorëzim muajin e ardhshëm.

Po çfarë dëshiron tjetër SHBA-ja? Lista e kërkesave është mjaft e gjatë. Uashingtoni e ka përshtatur politikën e saj në Lindjen e Mesme, sipas prioriteteve të Izraelit. Prandaj, ajo dëshiron që Turqia të qëndrojë larg betejës së ashpër mbi burimet energjetike në Mesdheun Lindor, të bëjë një sy qorr ndaj grupeve terroriste në Siri Veriore, të heshtë në lidhje me planin për ndarjen e Jeruzalemit, dhe t’i bashkohet radhëve të një organizate rajonale anti-iraniane.

Pra, problemi shkon përtej sistemit të mbrojtjes raketore ruse S-400. Në zemër të problemeve mes Turqisë dhe Shtetet e Bashkuara, është theksi që Ankaraja vë tek mbrojtja e interesave të saj kombëtare. Në këtë mënyrë, Uashingtoni, synon t’i ndëshkojë turqit për mbrojtjen e interesave të tyre, dhe ushtron presion ndaj Ankarasë për të zgjedhur midis interesave të saj jetike, dhe aleancës perëndimore. A do të vazhdojë të respektojë Turqia angazhimet e saj?

Lufta kundër terrorizmit, stabiliteti rajonal, zhvillimi i sistemeve të mbrojtjes, statusi i Jerusalemit, dhe pjesa e mbetur e aleancës perëndimore, janë të gjitha interesa jetike për Turqinë. Cilën prej tyre duhet të braktisë Ankaraja, nën presionin e amerikanëve?

Prioriteti kryesor i Turqisë, është gjithmonë Turqia. Partneriteti i Uashingtonit me grupimet terroriste, që synojnë të godasin qytetarët turq, është një sekret që dihet tashmë nga të gjithë. SHBA-ja nuk ka treguar në asnjë rast ndonjë qëllim, për ta ndërprerë këtë marrëdhënie. Uashingtoni nuk e mbështet Ankaranë, as në çështjet kyçe rajonale. Në vend që të veprojë si një mik, ai është sjellë vazhdimisht si një kundërshtar, që synon ta dëmtojë Turqinë.

Në këto rrethana, nuk ka asnjë kuptim të pyetet se përse marrëdhëniet Turqi-SHBA, po shkojnë kaq keq. Pasi minoi Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara po vënë tani në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s. Deklaratat e ashpra të presidentit amerikan, Donald Trump mbi aleancën, e kanë dobësuar ndjeshëm besimin tek NATO.

Aleanca Perëndimore në përgjithësi, vuan gjithadhtu nga politikat e pamatura të Trumpit. Duke shtuar presionin mbi Ankaranë në këtë moment, Shtetet e Bashkuara mund ta humbasin Turqinë si një aleate.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment