Sa aktual është racizmi anti-musliman?

ELIF KÖROĞLU

Deklarata “Islami nuk i përket Gjermanisë” nga Horst Seehofer, politikani gjerman i Unionit Kristian Social në Bavari, është ekuivalent me deklaratën “Muslimanët nuk i përkasin Gjermanisë”. De-individualizimi i muslimanëve nuk ndryshon diskriminimin dhe ndrydhjen e tyre. Meqenëse termi anti-semitizëm ishte i nevojshëm për të nxjerrë në pah rrezikun në rritje të armiqësisë anti-hebraike në të kaluarën, thjesht përdorimi i islamofobisë nuk do të përshkruajë diskriminimin dhe rrezikun që muslimanët në shoqëritë perëndimore ballafaqohen.

Një analizë e studimeve empirike të kohëve të fundit dëshmon se ekziston një mbizotërim i njw Islami fanatik, irracional dhe jo-progresiv në Gjermani. Baza e përbashkët kulturore, politike, gjeografike, filozofike, teologjike e judaizmit, krishterimit dhe islamit mohohet, ndwrkohw qw po ndwrtohet me përkushtim dikotomia midis dy partive të pabarabarta. Ekziston një vijë e vazhdueshme nga kryqëzatat e periudhës mesjetare nëpërmjet Perandorisë Osmane dhe kolonializmit europian ndaj racizmit anti-musliman të ditëve të sotme. Strategjia e argumentimit të dikotomisw së fanatizmit ndaj islamit dhe myslimanëve vazhdon nëpër shekuj dhe shpjegon racizmin anti-musliman të ditëve të sotme.

Duke u kthyer mbrapsht, më 1453, kur Kostandinopoja u pushtua nga turqit osmanë, Kardinali Bessarion e përmblodhi situatën nw Doge tw Venedikut, si më poshtë: “Një qytet që dikur ishte kaq i lulëzuar është kapur, shkatërruar, djegur dhe tërësisht i shkatwrruar nga barbarët më çnjerëzorë”. Një shembull tjetër historik i antagonizmit dhe de-humanizimit të myslimanëve ndodhi në vitin 1920, kur ushtria franceze hyri në Damask, komandanti i tyre marshoi te varri i Saladinit dhe deklaroi: “Nuk ka kthim pas, Saladin! – Këtu jemi përsëri!”

Ky ishte fillimi i një epoke të re, kur Papa Urban II i kërkoi ndjekwsve tw vet tw ndërmarrin një “luftë të drejtë” kundër muslimanëve. Duke analizuar këto citate, ne mund të pohojmë se si ky mentalitet u përdor për të legjitimuar kolonizimin e shumicës së vendeve myslimane nga fuqitë europiane.

Kjo është arsyeja pse Fred Halliday, duke kritikuar termin Islamofobia dhe duke folur për racizmin anti-musliman, përcakton “Islamin si fe, ishte armiku në të kaluarën: në kryqëzatat ose në Reconquista. Tani nuk është armiku … Sulmi tani është kundër jo Islamit si besim, por myslimanët sidomos emigrantët, mund të mbulohen nga termi: Armiku nuk është besimi apo kultura, por një popull”.

Vlerësimi i racizmit dhe diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike ose të fesë është po aq kompleks sa fenomeni i vetë diskriminimit. Megjithatë, ka analiza cilësore dhe sasiore që dëshmojnë diskriminimin e pakicës muslimane në Gjermani. “Muslimanët shpesh janë viktima të stereotipeve negative, herë pas here të përforcuara përmes raportimit negativ ose selektiv në media. Përveç kësaj, ata janë të prekshëm ndaj manifestimeve të paragjykimeve dhe urrejtjes në formën e ndonjë gjëje nga kërcënimet verbale deri tek sulmet fizike ndaj njerëzve dhe pronës”, thuhet në një raport të vitit 2006 të Qendrës Europiane të Monitorimit të Racizmit dhe Ksenofobisë (EUMC).

Hulumtimet empirike tregojnë se pozita e pafavorshme e personave me prejardhje myslimane në Gjermani nuk shpjegohet me faktorët e lidhur me kapitalin njerëzor, siç janë kualifikimi, aftësia gjuhësore etj. Racizmi anti-musliman do të thotë një armiqësi racionale dhe e qëllimshme e koncentruar në grup, e cila shfaqet në mosafirmimin e Islamit dhe muslimanëve dhe në ndërtimin ndarës të “ne” dhe “të tjerëve” duke theksuar ideologjinë e pabarazisë dhe vlerën më të lartë të kulturës dominuese.

Sipas David J. Finlay, Ole R. Holsti dhe Richard R. Fagen në librin e tyre “Armiqtë në politikë”, ky aspekt tregon lidhjen mes imazhit të armikut dhe rëndësisë së ideologjisë” në grupe me një orientim ideologjik, armiqësorë tw një pjese integrale tw problemeve të menjëhershme dhe afatgjata të organizatave për solidaritetin e grupit dhe përmbushjen e planeve”.

Imazhet e armikut adaptohen me paragjykimet, elementet kognitive, afektive e konotative dhe ndërsa përgjithësimet, kategorizimet dhe stereotipet mund të mënjanohen, imazhet e armikut karakterizohen nga stabiliteti i tyre. Ka një realitet të shtrembëruar në lidhje me strukturat e perceptimit dhe njohjes, si dhe një zgjerim të qëllimshëm të imazheve të armikut përmes propagandës politike.

Analiza e incidenteve historike tregon se ekspedita të shumta territoriale pushtuese u legjitimuan me imazhet e ndërgjegjshme të armikut. Në këtë mënyrë, problemet me sigurinë e brendshme u antagonizuan me ndihmën e propagandës sistematike, duke sugjeruar një rrezik potencial për publikun, të shkaktuar nga grupe të caktuara shoqërore. Bazuar në këtë rrezik potencial, një luftë parandaluese kundër armikut është duke u zbatuar, edhe pse armiku nuk ekziston në realitet.

Për më tepër, imazhet e armikut kanë një funksion stabilizues të sistemit, meqë refuzimi kolektiv i armikut i shërben kohezivitetit të grupeve shoqërore. Duke pasur një armik të ndërsjellë – pavarësisht nga natyra kombëtare apo ideologjike – ndihmon stabilizimin e vetëvlerësimit kombëtar, ndërsa pranimi i status quos, udhëheqja politike dhe sistemi politik rritet.

Gjithashtu, me ndihmën e një imazhi të armikut, konfliktet e brendshme janë të parëndësishme: “Duke treguar një armik, është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e publikut nga probleme të mëdha. Kështu, problemet brenda një vendi, si papunësia ose ndotja shihen si mw pak tw rwndwsishme”.

Kështu, ky fenomen përcaktohet nga Stuart Hall si racizëm pa racw dhe e përshkruan racizmin si një ndërtim social, me qëllim kategorizimin e grupeve shoqërore dhe krijimin e një hierarkie mes tyre. Racizimi anti-musliman funksion me thelbizimin e dallimeve kulturore, që sugjeron një Islam statik, homogjen dhe të huaj, ndërsa muslimanët janë de-individualizuar dhe reduktuar në imazhin e supozuar të fesë. Kjo është arsyeja pse myslimanët dhe individët e shënuar si muslimanë u kërkohet të pranojnë të drejtat e njeriut ose të largohen nga fundamentalizmi. Dikotomia ndërmjet identitetit europian dhe muslimanëve ka provokuar lëvizje shoqërore si PEGIDA, “Europianët patriotikë kundër islamizimit të Perëndimit” në Gjermani dhe më vonë partia politike e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Ka shumë shembuj se si racizmi anti-musliman po reflekton veten në Gjermani: sulme të dhunshme dhe vrasje, vrasje dhe dëmtim të xhamive (37 sulme në 2018 në Gjermani), diskriminim ndaj muslimanëve nëpwr shkolla, universitete, vende pune etj. mosrespektimi dhe shpifja ndaj muslimanëve, test Anti-musliman në Gjermani për natyralizimin, shpifjen e vetë fesë, paraqitjen e Islamit si të rrezikshëm, kërcënues dhe fundamentalist e kështu me radhë.

Ky proces i tjetërsimit është një racizim i Islamit dhe kulturës myslimane, ku feja është zëvendësuar me racë për të klasifikuar njerëzit. Ndërsa autorët e Raportit Runnymede (1997) e definojnë islamofobinë si një armiqësi të pabazuar ndaj Islamit, analizat e fundit tregojnë se ne duhet të jemi më të saktë. Autorët pohojnë se i referohet pasojave praktike të një armiqësie të tillë në diskriminim të padrejtë ndaj individëve dhe komuniteteve myslimane dhe përjashtimit të muslimanëve nga çështjet kryesore politike dhe shoqërore.

* PhD kandidat në Universitetin Osnabrück, Gjermani. Hulumtimi i saj merret me racizmin anti-musliman në massmedia

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment