Reagime të ashpra ndaj sulmit në Zelandë:Të ndalet terrori fashist islamofobik!

Reuters/Anadoly Agency

Mbarë bota ka dënuar sulmin e ndodhur sot, ndaj dy xhamive në Kristçërç të Zelandës së Re. Reagimet më më të forta, kanë rdhur nga bota islame. “Dënoj me forcë sulmin terrorist, kundër xhamisë së Al Nor në Zelandën e Re dhe besimtarëve muslimanë. Allahu i mëshiroftë viktimat, dhe u dhëntë shërim të shpejtë të plagosurve”- shkroi Tëitter në gjuhën angleze, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Ndërkohë zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, tha se “sulmi në dy xhami në Zelandën e Re, tregon pikën ekstreme ku ka arritur islamofobia dhe armiqësia ndaj myslimanëve. “Ky akt burracak, tregon se si retorika ashtu edhe dhe urrejtja anti-myslimane, çojnë në akte vdekjeprurëse. Bota duhet të mos heshtë më ndaj urrejtjes islamofobike. Ne e kemi parë shumë herë, që retorika islamofobike kundër islamit dhe muslimanëve, është shndërruar në një ideologji të çmendur vrastare”- tha Kalin.

Ndërkohë edhe Fahretin Altun, shefi i kabinetit presidencial të Turqisë, e dënoi sulmin e armatosur në Zelandën e re ndaj besimtarëve myslimanë. “Ky sulm nuk kujton se një shtëpi e ndarë, nuk mund të qëndrojë gjatë më këmbë. Është koha të bashkohemi të gjithë, kundër të gjitha formave të terrorizmit”- theksoi Altun.

Ndërkohë, udhëheqësit politikë dhe islamikë në të gjithë Azinë, shprehën neveri ndaj masakrës së ndodhur në dy xhami në Zelandën e Re. Kreu i Bordit të Myslimanëve në Indi, Kamal Farukui, tha se sulmi ishte “shumë i dënueshëm”. “Një virus anti-mysliman, po përhapet anembanë botës”- tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ndërkaq, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe kombëtare e të drejtave civile dhe mbrojtjes së myslimanëve, shprehu trishtim për vdekjen e më shumë se 49 besimtarëve në sulmet terroriste në dy xhamitë e Kristçërç.

Këshilli dënoi urrejtjen e dukshme anti-myslimane dhe kundër emigrantëve, që motivoi sulmet e sotme, dhe u bëri thirrje xhamive në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën të shtojnë masat e sigurisë.

Edhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Pakistanit, Muhamed Faizal, e dënoi incidentin në mediat sociale. Ndërkohë në internet është bërë virale një video e postuar, mesa duket nga njëri prej autorëve, që sapo zbret nga makina e tij, nis të qëllojë njerëzit që dalin nga xhamia. Nga hetimet  e para rezulton se autori kryesor që mori përgjegjësinë për sulmet, një australian i bardhë 28-vjeçar, që kishte shkruar një manifest prej 74 faqesh kundër emigrantëve.

Kryeministri Australian, Skot Morrison, e konfirmoi se sulmi u krye nga “një terrorist i dhunshëm i ekstremit të djathtë”, dhe raportet mediatike tregojnë se manifestimi i postuar në internet përpara sulmit, përfshinte edhe një të ashpër anti-myslimane. Autori i manifestit, një supremacist i bardhë, e quajti veten një mbështetës të presidentit amerikan Donald Trump, të cilin ai e sheh “si një simbol të identitetit të njerëzvë të bardhë”.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment