Partia e kryeministrit nacionalist hungarez, Viktor Orban, përjashtohet nga PPE

Nga Giuseppe Scognamiglio “eastwest.eu”

Partia nacionaliste, Fidesz, e kryeministrit hungarez Viktor Orban, mund të përjashtohet zyrtarisht më 20 mars nga Partia Popullore Evropiane. Shumë parti (sidomos evropianët e veriut), kanë kërkuar prej kohësh nisjen e procedurave për largimin e tij nga familja e qendrës së djathtë evropiane .

Marrëdhëniet midis PPE dhe Orban, janë të tensionuara prej disa kohësh, por sebepi për përplasjen e rradhës, erdhi pas një posteri të partisë Fidesz, që shfaq bashkë presidentin e Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, dhe filantropin Xhorxh Soros, nën diçiturën:“Ju keni të drejtë ta dini, se çfarë është komploti i Brukselit!”.

“E jona është një familje e madhe, ku mund të ketë mosmarrëveshje, por ka një kufi, dhe Orban e ka kapërcyer atë”- tha Presidenti i Partive Poppullore Evropiane, Jozef Dol. Kandidati i PPE për presidencën e Komisionit Evropian, gjermani Manfred Veber, u përpoq deri në fund të ndërmjetësojë me kryeministrin hungarez, por Viktor Orban ka zgjedhur rrugën e përplasjes, duke mos pranuar të tërhiqet nga qëndrimet e veta.

“Unë më parë do të preferoja të reformoja PPE, në mënyrë që edhe forcat kundër emigracionit siç jemi ne, të kemi hapësirën tonë. Por në qoftë se kjo nuk është e mundur, dhe do të detyrohemi të ndjekim një rrugë tjetër, atëherë Polonia është zgjedhja jonë e parë”- tha Orban në një intervistë, duke iu referuar mundësisë së një aleancë alternative me partinë nacionaliste polake, Ligj dhe Drejtësi (Pis), e cila është një nga shtyllat e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve në Strasburg.

Pra, sfida është lëshuar, pritet të shihet se si do shkojë përplasja. Asambleja e 20 marsit e PPE, do të jetë një test i rëndësishëm, për të kuptuar peshën e rrymave të ndryshme në familjen e madhe të qendrës evropiane.

Dy konsiderata:e para i referohet kujdestarëve të vlerave. Për fat të mirë, në këtë grupim ekzistojnë nordikët, të cilët janë shumë krenarë për vlerat që përfaqësojnë, dhe kërkojnë marrjen e masave për teprimet e orbanianëve.

E dyta ka të bëjë me familjet politike:kur të bëhet e qartë se kush është me euroskeptikët, dhe kush me pro-evropianët, ne gjithashtu shpresojmë që zgjedhjet për në Parlamentin Evropian, të sjellin një qëndrueshmëri më të madhe të politikave, për shkak të rezultatit të modeleve më kohezive dhe koherente.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment