Njeriu më i pasur i botës, denocon shantazhin nga një media e lidhur me Trump

Nga David Smith “The Guardian”

Një skandal ndërkombëtar, që përfshin pronarin e gjigantit amerikan “Amazon”, Xhef  Bezos, aktualisht njeriu më i pasur në botë, dhe akuzat e tij për “zhvatje dhe shantazh” ndaj një media tabloide, kërcënojnë të shtojnë telashet për presidentin Donald Trump, që akuzohet se ka lidhje të ngushta me median në fjalë.

Bezos tha të premten se Dejvid Peker, pronari i “National Enquirer”, një mik i vjetër i presidentit amerikan, e paralajmëroi se do të publikonte disa foto të tij intime, nëse ai nuk do të ndalte investigimin se si tabloidi i shtiu në dorë mesazhe telefonike, që zbulonin marrëdhënien e tij jashtëmartesore.

Peker, shefi ekzekutiv i American Media Inc (AMI), tha të premten se ai “veproi në mënyrë të ligjshme” në lidhje me raportimin e tij ndaj Bezos, dhe se do të “hetonte tërësisht” pretendimet e tij për shantazh, për të marrë “çfarëdolloj veprimi, që mund të jetë i nevojshëm”.

Por Peker është gjithashtu i afërt me presidentin Trump, dhe AMI ka pranuar në të kaluarën se është angazhuar në një praktikë të njohur si “kap dhe vrit” – duke publikuar histori potencialisht të dëmshme – për të ndihmuar Trumpin të zgjidhej president.

Trump ka zhvilluar gjithashtu një betejë fjalësh kundër Bezos, pronar i prestigjiozes “The Ëashington Post”, të cilën ai shpesh e etiketon si pjesë “të mediave të lajmeve të rreme”. Shtëpia e Bardhë, qëndroi e heshtur mbi këtë çështje, por dy çështje të tjera ngritën pikëpyetje rreth një lidhje potenciale.

Në një intervistë televizive, një gazetar i “The Ëashington Post”, deklaroi se kampi i Bezos beson se sjellja e “National Enquirer” mund të ketë qenë e motivuar politikisht, dhe se një “institucion qeveritar” mund të ketë marrë mesazhet e tij telefonike.‘PEN America’, shoqata e gazetarëve dhe shkrimtarëve amerikanë, e cila promovon lirinë e shprehjes, ka dënuar veprimet e AMI dhe lidhjet e mundshme të Trump.

Drejtuesja ekzekutive, Suzan Nosel, tha:”Duke dalë në kontekstin e raporteve të besueshme të koordinimit të dikurshëm midis presidentit Donald Trump dhe botuesit të Enquirer, Dejvid  Peker, këto zbulime kanë një shije vërtetë të keqe. Në qoftë se kërcënimet dhe veprimet e frikësimit të AMI-së ndaj shtypit, janë koordinuar me presidentin ose janë bërë sipas kërkesës së tij, kjo do të përfaqësonte një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës së presidentit kundër shtypit të lirë. Kongresi duhet të veprojë menjëherë për të hetuar këto akuza serioze”.

Vetë Trump, nuk e humbi mundësinë të ironuzojë kundërshtarin e tij, dhe të lavdërojë Enquirer. Ai shkroi:”Më vjen keq të dëgjoj lajmin, që Xhef Bezos është mposhtur nga një konkurrent, raportimi i të cilit unë e kuptoj, që është shumë më i saktë se sa raportimi në gazetën e të parit, Ëashington Post. Shpresojmë se kjo gazetë të vendoset shpejt në duart më të mira, dhe më të përgjegjshme!”.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment