Në Suedi mbahen bisedime për paqe në Jemen

Kombet e Bashkuara, për herë të parë në dy vjet, organizojnë sot një rreth të ri bisedimesh, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës shkatërruese në Jemen.

I dërguari i posaçëm i OKB-së, Martin Griffiths, do të kryesojë takimin në Suedi, midis palëve luftuese.

Kombet e Bashkuara kanë organizuar disa rrethe bisedimesh që kanë pasur për qëllim përfundimin e konfliktit, por asnjë zgjidhje e qëndrueshme nuk është gjetur.

Që nga viti 2014, konflikti ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz në Jemen dhe e ka çuar vendin e varfër në prag të urisë.

Zyrtarët e OKB-së kanë propozuar një plan të paqes që bën thirrje për një armëpushim midis koalicionit të udhëhequr nga sauditët dhe kryengritësve Huthi.

Plani po ashtu bën thirrje për formimin e një qeverie kalimtare.

Submit a comment