Kriza e Myanmarit më alarmante se kurrë

Reuters

Presioni është rritur në Myanmar të martën, për t’i dhënë fund dhunës që ka detyruar rreth 370,000 muslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe Bangladeshi u ka bërë thirrje zonave të sigurta që t’u mundësojnë refugjatëve të shkojnë në shtëpi.

Por Kina, e cila konkurron për influencë në fqinjin e saj jugor me Shtetet e Bashkuara, tha se mbështet përpjekjet e Mianmarit për të mbrojtur “zhvillimin dhe stabilitetin”.

Qeveria e Mianmarit me shumicë budiste thotë se forcat e saj të sigurisë po luftojnë militantët Rohingya pas një rritje të dhunës në shtetin Rakhine, që filloi më 25 gusht dhe se ata po bëjnë gjithçka që munden për të shmangur lëndimin e civilëve.

Qeveria thotë se rreth 400 vetë janë vrarë gjatë luftimeve të fundit në shtetin perëndimor.

Zyrtari më i lartë i të Drejtave të Njeriut të U.N. denoncoi të hënën Mianmarin për kryerjen e një “operacioni të egër ushtarak” kundër Rohingyave, duke e quajtur atë një “shembull të pastrimit etnik”.

Shtetet e Bashkuara thanë se zhvendosja e dhunshme e Rohingya tregoi se forcat e sigurisë të Myanmarit nuk po mbrojnë civilët. Uashingtoni ka qenë një mbështetës i vendosur i tranzicionit të Myanmarit nga dekada e sundimit ushtarak të ashpër, që udhëhiqet nga laureati Nobel për paqen Aung San Suu Kyi.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve burmese të sigurisë të respektojnë sundimin e ligjit, të ndalojnë dhunën dhe t’i japin fund zhvendosjes së civilëve nga të gjitha komunitetet”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Zëdhënësit e qeverisë së Myanmarit nuk u treguan menjëherë të disponueshëm për koment, por Ministria e Jashtme tha pak para se të lëshohej deklarata e SHBA-së se Mianmar ishte gjithashtu i shqetësuar për vuajtjet e njerëzve të vet. Forcat e saj të sigurisë po kryenin detyrën e tyre legjitime për të rivendosur rendin në përgjigje të akteve të ekstremizmit.

“Qeveria e Mianmarit ndan plotësisht shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me zhvendosjen dhe vuajtjen e të gjitha komuniteteve të prekura nga shkallëzimi më i fundit i dhunës së ndezur nga aktet e terrorizmit”, tha ministria në një deklaratë.

Qeveria e Myanmarit i konsideron Rohingya si emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi fqinj dhe u mohon qytetarinë, edhe pse shumë familje Rohingya kanë jetuar atje për breza me radhë.

Raportet e paverifikuara nga refugjatët dhe grupet e të drejtave të njeriut paraqesin një pamje të sulmeve të përhapura në fshatrat Rohingya në veri të Rakhinës nga forcat e sigurisë dhe budistët etnik Rakhine, të cilët kanë vënë nën pishtar fshatra të shumtë muslimanë.

Autoritetet e mohojnë dhe thonë se rreth 30,000 fshatarë budistë janë zhvendosur gjithashtu, duke ikur në qytete në jug të vendit.

Eksodi që kërkon siguri në Bangladesh nuk tregon shenja të ngadalësimit me 370,000 persona sipas vlerësimit më të fundit, sipas një zëdhënëse të agjencisë së refugjatëve të U.N.

Sulmet kryengritëse

Sulmet e një grupi kryengritës Rohingya, Arakan Rohingya Salvation Army (ARSA), në zyrat e policisë dhe një bazë ushtarake në veri të Rakhinës më 25 gusht, provokoi kundërsulmet ushtarake që refugjatët thonë se kanë për qëllim nxitjen e largimit të Rohingya nga vendi.

Një valë e ngjashme por më e vogël e sulmeve nga ana e kryengritësve në tetorin e vitit të kaluar çoi gjithashtu në atë që kritikët thanë se ishte një përgjigje e rëndë nga forcat e sigurisë që detyruan 87,000 Rohingya që të iknin në Bangladesh.

Mianmar refuzoi një armëpushim të kërkuar nga ARSA për të mundësuar dhënien e ndihmës në veri të shtetit Rakhine, duke deklaruar se nuk ka negociata me terroristët.

Bangladeshi po kërkon ndihmë pasi po përpiqet të përballet me fluksin e fundit, i cili ka arritur më shumë se 400,000 persona.

Kryeministri i Bangladeshit Sheik Hasina tha se Myanmar duhet të krijojë zona të sigurta për t’u mundësuar refugjatëve të shkojnë në shtëpi.

“Mianmar do të duhet të rimarrë të gjithë refugjatët e Rohingya që erdhën në Bangladesh,” tha Hasina në një vizitë në rrethin kufitar të Cox’s Bazar ku ajo shpërndau ndihma.

“Mianmar krijoi problemin dhe do të duhet ta zgjidhë atë”, tha ajo, duke shtuar: “Ne duam marrëdhënie paqësore me fqinjët tanë, por nuk mund të pranojmë asnjë padrejtësi”.

“Stop dhunës kundër njerëzve të pafajshëm”.

Nga ana tjetër Mianmar ka thënë se ata që mund të verifikojnë shtetësinë e tyre mund të kthehen, por shumica e Rohingya janë pa shtetësi.

Parlamenti i Bangladeshit miratoi një rezolutë të hënën duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të shtojë presionin mbi Mianmarin për të zgjidhur krizën.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang tha në një konferencë në Pekin “bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë Mianmarin në përpjekjet e tij për të mbrojtur zhvillimin dhe stabilitetin”.

Pakistani aleat me Kinën, në një fjalim në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të U.N. në Gjenevë, në emër të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i bëri thirrje Mianmarit të ndalojë bërjen e “premtimeve të paplotësuara”.

“Diskriminimi, dhuna dhe aktet e urrejtjes janë të patolerueshme,” tha Pakistani.

Zyrtarët e Bangladeshit filluan të regjistrojnë refugjatët të martën, duke marrë fotografi dhe shenjat e gishtave, me shpresën për të vënë rregull në këtë kaos.

“Kjo është një ngarkesë e madhe. Numri po rritet çdo ditë”, tha për Reuters Kazi Abdur Rahman, një zyrtar në Bazar Cox.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

 

Submit a comment