Juncker: BE do të mbajë perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

Noemi Arcidiacono

 

BRUKSEL – Sot, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, mbajti fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Europian në Parlamentin Europian.

Juncker i shpjegoi Parlamentit Europian në Strasburg pikëpamjet e tij mbi Bashkimin Europian dhe paraqiti përparësitë e tij për vitin në vazhdim.

 

Juncker u shpreh se “era është kthyer në anijet e Europës”, një vit pas goditjes së votimit të Brexit. Ai pohoi se BE “do të ecë përpara sapo të largohet nga Britania”, duke thënë “Brexit nuk është gjithçka. Nuk është e ardhmja e Evropës “.

“Evropa nuk është thjesht një treg i vetëm, është më  shumë se para, më shumë se euro. Unioni ishte gjithmonë për vlerat”,  tha Juncker, duke shtuar se është e nevojshme të ndërtohet” një Union më i bashkuar, më i fortë dhe më demokratik “.

Juncker përmendi një perspektivë konkrete për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor për mandatin e ardhshëm, në fakt ai tha se “Nëse duam më shumë stabilitet në lagjen tonë, atëherë duhet të mbajmë një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

Nuk do të ketë zgjerim të mëtejshëm gjatë këtij mandati, sepse “asnjë kandidat nuk është i gatshëm ende”. Megjithatë, Juncker theksoi rëndësinë e një Bashkimi Europian që “do të jetë më i madh se 27 në numër”. Për këtë arsye, “kandidatët duhet të japin përparësi të sundimit të ligjit, drejtësisë dhe të drejtave themelore”.

Ai theksoi se “Ne gjithashtu duhet të lejojmë Kroacinë të bëhet një anëtar i plotë i Shengenit sapo t’i plotësojë të gjitha kriteret”.

Zona Shengen duhet të zgjerohet për të përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, por anëtarësimi i Turqisë në BE është përjashtuar, sepse, siç tha Juncker, “Turqia po merr hapa të mëdhenj larg nga Bashkimi Europian”

Ai përfundoi fjalimin e tij me shpresën se më 30 mars 2019, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian, “europianët do të zgjohen në një Bashkim ku të gjithë qëndrojmë pranë vlerave tona. Kur të gjitha shtetet anëtare respektojnë me vendosmëri sundimin e ligjit. Kur është anëtar i plotë i zonës së euros, Bashkimi Bankar dhe zona e Shengenit janë bërë normë për të gjitha shtetet anëtare të BE. ”

Dy javë më parë, në një tjetër dalje publike, presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker deklaroi se nuk ishte në favor të vendeve të Ballkanit Perëndimor ta shikojnë anëtarësimin në BE si një dhurantë- t’i pranojmë këto vende në unionin tonë vetëm për shkak se ato të mos largohen nga vlerat europiane.  Një gjë e tillë nuk qëndron, në rast se ne do t’i bindim se i duam afër me qëllim që të mos keni influenca të tjera, atëherë të dyja palët do të humbasim perspektivën europiane, do të përjetojmë përsëri atë që përjetuam në vitet 1990”.

“Në këtë drejtim, stabiliteti i përbërjes së Bashkimit Europian është një parakusht për Ballkanin që të mos jetë përsëri në luftë,” i tha ai Politico në një intervistë. Ai tha se shpresonte që Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka pohuar se BE është duke u copëtuar, e kuptoi këtë. Nëse BE copëtohet, Ballkani Perëndimor “do të humbiste perspektivën europiane”, tha Juncker në intervistë.

 

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment