ISIS dhe të tjerët, mbeten ende një problem vdekjeprurës

Nga John F. McManus “The New American”

Megjithëse presidenti Trump ka deklaruar se ISIS-i do të mposhtet, ky grupim, Al-Kaeda, Al-Shabab, talebanët dhe grupime të tjera terroriste mbeten një problem vdekjeprurës, dhe kjo falë në masë të madhe globalistësh në Departamentin e Shtetit në kohën e presidentit Obama.

Presidenti Trump, gaboi kur këmbënguli në mesin e dhjetorit 2018, se ISIS është mposhtur. Sulmi i 16 janarit nga ISIS në Siri, tregoi se sa gabim e kishte. Dhe lajmet më të fundit, tregojnë se ai gaboi në lidhje me terrorizmin e lidhur me ISIS në Kenia dhe Filipine.

Më 16 janar, 4 amerikanë gjetën vdekjen në mesin e 15 të tjëreve në një restorant në komunitetin sirian Manbixh. ISIS-i mori shpejt përgjegjësinë, për sulmin e ndërmarrë nga një kamikaz. Pak ditë më parë, militantët radikalë, që veprojnë nën emrin e Al-Shabab, organizuan një sulm në një kompleks hotelesh në kryeqytetin e Kenia,s Nairobi. Pati 7 të vrarë.

Më 27 janar, 2 bomba shpërthyen gjatë meshës të së dielës në Katedralen Katolike në ishullin Jolo në Filipine. Të paktën 27 pesona u vranë, dhe më shumë se 100 u plagosën. Sërish ISIS mori shpejt përgjegjësinë për atë sulm vrastar.

Edhe nëse deklarata e presidentit Trump mbi ISIS ishte e saktë, dhe ISIS-i nuk është më një problem, ka grupime të tjera radikale islamike që janë të gatshme të vazhdojnë të shënjestrojnë jo vetëm popujt myslimanë, por edhe ata jo-muslimanë.

Pra, çfarë duhet bërë përpara këtij kërcënimi të dukshëm dhe në rritje? Përgjigja përfshin përfundimin jo të pakuptimtë, se këto grupime terroriste synojnë të dominojnë të gjithë njerëzimin. Ajo që bëri ISIS-i vitet e fundit  për të realizuar këtë synim – pushtimi brutal i territorit dhe i banorëve të tij – nuk pati sukses.

Por bota u njoh me qëllimet e këtyre militantëve. Luftëtarët e ISIS, që udhëtuan nga shumë vende për të qenë pjesë e Kalifatit, u rikthyen në vendet e tyre, jo si luftëtarë të mposhtur dhe të demoralizuar, që nuk përbëjnë më problem, por si anëtarë të celulave më të vogla, qëllimi i të cilëve mbetet sërish i njëjtë.

Perëndimi, përfshirë Shtetet e Bashkuara, duhet të jetë i përgatitur të mbrojë veten nga një kërcënim i pazakontë, por i frikshëm. Kjo nuk do të thotë që ne duhet të derdhim akoma më shumë gjak dhe para në luftën e pafundme kundër terrorit siç është mbështetur nga një kor neokonservatorësh dhe globalistësh këtu në Uashington.

SHBA ndihmoi tërthorazi ISIS dhe Al-Kaidën në rrëzimin e regjimeve të Lindjes së Mesme. Edhe pse regjimet e përmbysura ishin despotike, regjimet e sapoinstaluara rezultuar të jenë edhe më despotike.

Nga sulmet e 11 shtatorit në vitin 2001 dhe deri më sot, taksapaguesit amerikanë kanë harxhuar 5.9 trilionë dollarë në luftën kundër terrorit pa asnjë fitore, të udhëhequr nga globalistët, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë ndihmuar armiqtë tanë.

Nga pikëpamja thjesht ekonomike, këto luftëra janë përtej të qenit destabilizuese – ato janë financiarisht vetëvrasëse. A ka ndonjë gjasë që vazhdimi i këtyre luftërave, të sjellë rezultate më të mira nga sa kemi parë në të kaluarën?

Ndërsa lufta 17-vjeçare në Afganistan, dhe lufta më e fundit në Siri, po marrin më shumë vëmendje, SHBA-ja është aktualisht e përfshirë në operacionet kundër terrorizmit në 80 vende. Presidenti Trump, ka sinjalizuar vazhdimisht se është koha për të tërhequr trupat tona nga Siria dhe Afganistani.

“Kombet e mëdha, nuk zhvillojnë luftëra të pafundme”- tha Trump në fjalimin e tij vjetor “State of Union” më 5 shkurt pata Kongresit. Megjithatë, ai nuk dha asnjë afat kohor, se kur këto trupa do të rrikthehen në shtëpi.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment