IPPFORB feston katër vjetorin, duke luftuar për 83% e atyre që përjetojnë shtypjen fetare

“Çdo ditë, në këto katër vitet e fundit, IPPFoRB po ndërton kapacitet global të parlamentarëve për të promovuar dhe mbrojtur lirinë fetare për të gjithë, kudo”.

David Anderson, deputet i Kanadasë dhe Kryetar i Komitetit Drejtues të IPPFoRB

Me shtypjen fetare dhe dhunën nga ana e qeverive abuzive dhe grupeve ekstremiste që janë bërë një realitet i përditshëm në të gjithë globin, Paneli Ndërkombëtar për Parlamentarët për Lirinë e Fesë ose Besimit (IPPFoRB), një rrjet transnacional parlamentarësh, po ndërton një kapital kolektiv politik për t’i dhënë formë legjislacionit dhe debatit publik mbi lirinë dhe besimin fetar për katër vitet e fundit.

“Këtë muaj po festojmë katër vjet të rëndësishme. Në këtë pikë, mbi 250 parlamentarë nga e gjithë bota u angazhuan në këtë luftë kundër persekutimit dhe shtypjes fetare”, tha Baronesha Elizabeth Berridge, nga Dhoma e Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga pesë anëtaret e Komitetit Drejtues të IPPFoRB.

Zyrtarisht i themeluar në vitin 2014, IPPFoRB hyri në fuqi pasi 30 parlamentarë nga e gjithë bota nënshkruan Kartën e Oslos, një dokument që shprehte përkushtimin për të arritur lirinë fetare apo besimit në botë, në Qendrën Nobel për Paqen në Oslo, Norvegji. Këta 30 parlamentarë ishin anëtarët e parë të IPPFoRB, të cilët u zotuan për ta bërë botën një vend më të sigurt për pakicat fetare dhe grupet e pambrojtura.

Abid Raja, deputet i Norvegjisë dhe anëtar i Komitetit Drejtues të IPPFoRB, shtoi: “IPPFoRB është një dëshmi e gjallë e agjentëve të përkushtuar të ndryshimit që bashkohen në mbështetje të lirisë së fesë ose besimit brenda dhe jashtë vendit”.

Brenda një hapësire të shkurtër prej katër vjetësh, rrjeti është rritur në kufij të ndryshëm gjeografikë, politikë dhe fetarë. “Suksesi ynë qëndron në faktin se IPPFoRB është një katalizator për veprimet kolektive politike dhe një shembull i kësaj janë dhjetë grupet kombëtare dhe tri rajonale që u formuan në vitet e fundit në vende të ndryshme si Pakistani, Indonezia dhe Hondurasi”, tha Eva Sundari, deputete indoneziane dhe anëtare e Komitetit Drejtues të IPPFoRB.

Për të shënjuar përvjetorin e saj katërvjeçar, IPPFoRB kohët e fundit lançoi faqen e saj të re, e cila është gjithashtu një qendër e vlefshme e njohurive për parlamentarët dhe praktikuesit. Leonardo Quintão, anëtar i Komitetit Drejtues të IPPFoRB, vuri në dukje, “Nga profilet e vendit në mjetet informative, secilit mund t’i qasen të gjitha resurset që kanë nevojë për temën e lirisë së fesë apo besimit!”

Submit a comment