Hagë, forum mbi edukimin për paqe në vendet e sapodala nga konfliktet

Forumi Botëror për Kulturën e Paqes, organizuar nga Fondacioni Al-Babtain, në partneritet me Institutin Ndërkombëtar të Paqes, Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, dhe universitetin holandez të Leidenit, bëri sot bashkë në Hagë të Holandës udhëheqësit e qeverive, zyrtarë të OKB-së, akademikë dhe anëtarë të shoqërisë civile, për të diskutuar mbi kulturën e paqes, edukimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë botërore në Irak dhe Jemen.

Forumi u çel nga zonja Joke Brandt, përfaqësuese e Ministrisë së Jatshme të Holandës; Erik Baedts nga Fondacioni Carnegie; Abdulaziz.M.Saud, kryetar i Fondacionit Al-Babtain, dhe shkëlqesia e tij Princi i Arabisë Sauditë, Turki Alfaisal Alsaud.

Në sesionin e parë morën fjalën zotërinjtë Haris Silalxhiç, ish-president i Bosnje Hercegovinës; Jusuf Bin Ahmad Al-Othaimen, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik; Taieb Bashushe, ish-ministër i jashtëm i Tunizisë, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Unionit Arab Magrebian; Khaled Al-Jamani, Ministër i Jashtëm i Jemenit; Peter Morer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq; Hilal Al-Sajer, drejtuese e Gjysmëhënës së Kuqe, dhe Leoluka Orlando, kryetar i Bashkisë së Palermos në Itali.

Gjatë pjesës të dytë të diskutimeve në panel dikutuan Muhamed Sabah Al-Salem, ish-zvkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kuvajtit; Ai Al-Shukri, përfaqësues i presidentit të Irakut; zonja Mai bin Muhamed Al-Klhalifa, presidente e Autoritetit të Bahreinit për Kulturën dhe Monumentet e Kulturës; Abdullah Lamlas, Ministër i Arsimit dhe Kërkimit Shkencor në Jemen; dhe Jusuf Goran, Ministër i Arsimit dhe Kërkimit Shkencor në qeverinë rajonale të Kurdistanit, në Irak.

Në sesionin e tretë ndërhynë panelistët Terje Rod-Larsen, president i Institutit Ndërkombëtar për Paqe; Majkëll Frendo, kryetar i parlamentit të Maltës, ish-ministër i jashtëm; Hamed Al-Azemi, Ministër i Arsimit i Kuvajtit, Silvi Temon, Ministre e Jashtme e Republikës së Afrikës Qendrore; Tokia Saïfi, depuete e Parlamentit Evropian; Mukades Nure, Ministre e Arsimit e Republikës së Afrikës Qëndrore, dhe Munir Bushenaki, këshilltar i trashëgimisë kulturore në UNESCO.

Diskutantët u përpoqën t’i japin përgjigje pyetjeve si:Cili është roli i bashkësisë ndërkombëtare në mbrojtjen e trashëgimisë botërore në Irak dhe Jemen? Cilat janë projekte konkrete që mund të hartohen, për të ecur përpara me ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme?

Si mund të përfshihet më mirë edukimi mbi paqen, në kurrikulat mësimore të shkollave në vendet që sapo kanë dalë nga konfliktet, sikurse është rasti në Irak dhe Jemen? Si mund të ndihmojë më mirë investimi në rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit, njerëzit në Irak dhe Jemen, dhe të ndikojë në mbrojtjen afatgjatë të trashëgimisë së tyre kulturore etj.

Në sesionin përmbyllës, u prezantuan një seri modelesh konkrete kurrikulash për edukimin e paqes. Ai u drejtua nga Abdulkaui Ahmed Jusuf, president i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ndërsa morën fjalën Maria Fernanda Espinoza Garces, presidente e sesionit të 73-të të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara; Abdulaziz Saud Albabtain, drejtues i Fondacionit Kulturor Albabtain; Marzuk Al-Ganim, kreytar i parlamentit të Kuvajtit; Faustin Tuadera, president i Republikës së  Afrikës Qëndrore; Mari-luiz Koleiro Preka, presidente e Maltës; Abdullah Gyl, ish-presidenti i Turqisë; Hasan Arfaui, përfaqësues i presidentit të Tunizisë; Lorenc Konmla, i dërguar i posaçëm i presidentit të Liberisë; Amar Al-Hakim, president i Alencës së Rindërtimit dhe Reformimit të Irakut, pranë presidentit të irakut. Vërejtjet përmbyllëse të këtij forumi, u bënë nga zoti Karl Stolker, president i Universitetit të Leidenit.

Pjesëmarrës nga Shqipëria në këtë aktivitet, si përfaqësues i shoqërisë civile ishte dr.Arben Ramkaj, nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar.

Përgatiti:Alket Goce

 

Submit a comment