Gjigantët e teknologjisë, luftojnë fjalimet e urrejtjes të së djathtës ekstreme në internet

“TRT World”

Gjigantët e teknologjisë, si Google, janë duke u angazhuar seriozisht për të kundërshtuar përmbajtjen ekstremiste në internet, edhe pse këtë po e bëjnë paksa vonë. Të martën, platforma e mediave sociale Twitter, pezulloi përkohësisht gazetarin dhe shkrimtarin amerikan Dejvid Najuert, për shkak të librin të tij të mirënjohur mbi rritjen e të djathtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara.

Najuert ka mbuluar aktivitetin e të djathtës ekstreme amerikane për dekada të tëra, dhe ka shkruar disa libra mbi të, teksa pezullimi i fundit nxjerr në pah gabimet e vazhdueshme të industrisë së teknologjisë, në përpjekjet e saj për të zhdukur përmbajtjen ekstremiste dhe fanatike në rrjet.

Javën e kaluar, faqja kryesore e publikimit të video në internet, YouTube, njoftoi pastrimin e videove dhe kanaleve që nxitnin teoritë e supremecistëve të bardhë, racizmin dhe teoritë e konspiracionit. Ndërsa ka shumë mbështetës të të djathtës ekstreme që kanë varur nga platformat dixhitale për të përhapur pikëpamjen e tyre, kjo lëvizje nxiti tallje dhe zemërim nga ana e tyre.

Por procesi i spastrimit përfshiu edhe disa gazetarë të pavarur, historianë dhe studiues të tjerë, me shumë nga llogaritë e tyre që u pezulluan për shkak të përmbajtjes së videove që ata kanë postuar në profilet e tyre.

Shejn Bërli, gazetar dhe autor i librit “Fashizmi sot”, pësoi një pezullim disa ditor të llogarisë së tij në Facebook, pasi postoi një imazh të Dejvid Djuk, ish-udhëheqës i Kalorësve të Ku Klux Klan, duke udhëhequr patrullat kundër emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

“Ata kanë gabuar me sjellje të tilla. Arsyeja është se ata mendojnë se mund të përdorin një model të bazuar në algoritme, pa qenie njerëzore që mund ta kuptojnë se ku qëndron problemi, dhe pa pasur ndonjë përgjegjësi ndaj njerëzve që përpiqen të ndryshojnë standardet tona”- tha Bërli për TRT World.

Në një nivel më të gjerë, ndalimi ose kufizimi i llogarive të mediave sociale, dhe platformave të tjera në internet, ka dëmtuar ndjeshëm grupimet e të djathtës ekstreme. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit nga Liga Anti-Shpifje (LASH), rreth 37 për qind e amerikanëve kanë “përjetuar urrejtje dhe ngacmime të rënda në internet” vitin e kaluar, dhe 17 për qind e tyre përjetuan urrejtje dhe ngacmime në YouTube.

“Urrejtja dhe ekstremizmi në internet, përbën një kërcënim të rëndësishëm, duke nxitur fanatizmin në rrjet kundër komuniteteve të margjinalizuara, duke shtypur zërat ndryshe nëpërmjet kërcënimeve, dhe duke vepruar si mekanizma për rekrutimin e grupeve që urrejnë të tjerët”- tha në një deklaratë Xhonatan Grinblat, Drejtor Kombëtar i LASH.

Ndërkohë Qendra Ligjore për Varfërinë në Jug (SPLC) në SHBA, një agjenci e monitorimit të akteve të urrejtjes me qendër në Alabama, dokumentoi të paktën 81 vrasje nga meshkujt e radikalizuar në internet midis viteve 2014 dhe 2018.

Në një letër të hapur për drejtuesit e YouTube, Suzan Vojcicki, kryeredaktorja e Vox, Loren Uilliams dhe shefi i Video, Xho Pozner, tha se kjo platformë “e ka bërë më të lehtë se kurrë qasjen e njerëzve tek përmbajtjet abuzive, në një shkallë shumë të madhe” .

Facebook, Instagram dhe platforma të tjerë, kanë ndërmarrë gjithashtu masa për fshirjen e përmbajtjeve ekstremiste dhe atyre të ekstremit të djathtë. Në maj, kur Facebook ndaloi teoricienun e komplotit Aleks Xhons, që moderon faqen e internetit ‘InfoWars’, presidenti amerikan Donald Trump shkroi një postim në Tëiiter në mbështetje të tij, dhe të tjerëve që mendojnë si ai.

Në atë kohë, Trump premtoi të “monitorojë censurën ndaj ‘American Ciziten’ në platformat e mediave sociale”. Nga ana e tij, Bërli vë në dukje se ngritja e të drejtës ekstreme – një koalicion i gjerë i grupeve ekstremistë të djathtë, duke përfshirë nacionalistët e bardhë dhe neonazistët – u bë e mundur pjesërisht përmes fushatave të rekruktimit dhe bindjes në internet.

“Nëse keni një llogari popullore në Twitter, ju jeni në të njëjtën platformë si politikanët, dhe kjo është diçka shumë më e ndryshme, sesa nëse keni vetëm faqen tuaj”- thotë ai.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment