Fjalimet e urrejtjes nuk duhen nënvlerësuar

Nga Annamaria Testa “Internazionale”

Shkalla Allport, shërben për të vlerësuar shkallën e paragjykimit dhe diskriminimit, që ekziston brenda një grupi shoqëror ose komuniteti. Psikologu konjitiv amerikan, Gordon Allport, e konceptoi atë në vitin Ajo përbëhet nga pesë nivele.

Po jua tregoj përmbledhtazi për t’i njohur dhe indentifikuar ato, gjë në këto kohëra të ashpra dhe armiqësore, mund të jetë shumë e dobishme. Do të duhet të përdor shumë thonjëza, për shkak se perceptimi i “diversitetit” dhe “inferioritetit” (dhe diskriminimit që e pason) nuk është vetëm urrejtja, relativja, arbitrarja dhe subjektivja.

Në fakt, unë ju lutem të mos harroni që secili prej nesh është potencialisht “i ndryshëm” dhe “inferior” ndaj dikujt tjetër. Pra niveli i parë i shkallës Allport, ka të bëjë me përfaqësimet negative që çdo grup ka për ata që konsiderohen “të ndryshëm”, dhe që përfshin përdorimin e stereotipeve, përgojimeve, talljeve, diskreditimit dhe fjalimeve të urrejtjes

Niveli i dytë, konsolidon përfaqësimet negative, duke i transformuar ato në paragjykime. Përbuzja dhe stigma sociale, që godasin që në nivelin e parë të “ndryshmit”, përkthehet në shmangie:grupi tenton që të evitojë çdo rast të ndonjë kontakti fizik, duke filluar që nga kontakti me sy.

Pra “të ndryshmit”, nuk e shohin, prekin njëri-tjetrin, dhe duhet të qëndrojnë sa më më larg që të jetë e mundur. Pasoja:”të ndryshmit”, margjinalizohen dhe izolohen, gjë që përveç shkaktimit të plagëve të thella psikologjike, konfirmon sigurisht edhe “diversitetin” e tyre.

Niveli i tretë (diskriminimi), ka të bëjë me konkretizimin e jetës së përditshme. Paragjykimet, shndërrohen në një nënshtrim të vazhdueshëm dhe ndalime diskriminuese:të “ndryshmëve” u ndalohet qasja tek mundësitë që ofron komuniteti, nga arsimimi tek punësimi, tek shërbimi shëndetësor publik, strehimi dhe shërbimet e tjera sociale, që u kufizohen ose mohohen. Liria e shprehjes së të “ndryshmëve” zvogëlohet:nëse përpiqen që të bindin

të tjerët për arsyet e tyre, shpërfillen ose u ndërpritet fjala. Ose ajo që thonë, riformulohet. Niveli i katërt (sulmi fizik), ka të bëjë me një intolerancë kaq ekstreme, e cila shprehet përmes përdorimit të dhunës dhe agresionit fizik. Po flasim për pusi, rrahje dhe ekspedita ndëshkimore. Të mirat materiale në pronësi të “të ndryshmëve”, mund të digjen ose shkatërrohen.

Niveli i pestë (shfarosja), ka të bëjë me asgjësimin e “të ndryshmes”, që mund të ndodhë nëpërmjet shfarosjes, ose zhvendosjes së një pjese të madhe të grupit, ose i të gjithë grupit. Sigursht, nuk është e thënë që episodet e intolerancës që i atribuohen nivelit të parë të shkallës Allport, të jenë domosdoshmërisht të destinuara të përshkallëzohen me kalimin e kohës.

Megjithatë, nënvlerësimi dhe minimizimi i tyre, është një ide shumë e keqe. Ajo do të sugjeronte tek e fundit, se mund të sulmosh dikë dhe të mbështesh i pa u ndëshkuar, nga njëri nivel në tjetrin. Ruajtja e një vëmendje të vazhdueshme, dhe kundërshtimi i deklaratave armiqësore dhe diskriminuese, është një mënyrë e mirë për të parandaluar përkeqësimin e gjërave.

Pasi në të kundërt, “diversitetet” e patoleruara do të shumëfishoheshin. Dhe se neveria ndaj “të ndryshmit” që fillimisht konsiderohej e parrezikshme, bëhet më pas e natyrshme, më vonë e ligjshme, dhe në fund e nevojshme dhe e domosdoshme.

Lidhur me rreziqet e nënvlerësimit, po ju përmend një paragraf të teologut të njohur gjerman Martin Niemëler. “Në fillim nazistët nisën të mbyllin nëpër kampe e përqëndrimit ciganët, dhe unë u gëzova, pasi ata rëndom vjedhin. Pastaj nisën të burgosnin hebrenjtë dhe unë heshtja, pasi nuk më kishin pëlqyer ndonjëherë.

Pastaj nisën të marrin homoseksualët, dhe unë u ndjeva i lehtësova, pasi i konsiderojë të të bezdisshëm. Më pas, kapën komunistët dhe nuk thashë asgjë, sepse vetë nuk isha komunist. Një ditë më erdhi radha edhe mua, por atëherë nuk kishte mbetur askush për të protestuar”.

Duhet të kemi parasysh se teksti reflekton biografinë e të njëjtit Niemëler, komandanti i nëndetëseve, më pas pastor luteran mbështetës i rendit të ri të Hitlerit. Pasi kundërshtoi regjimin, ai u internua në Dahau. Ndërsa pas luftës, ai ishte një pacifist i bindur dhe nënshkruesi i Deklaratës së Shtutgartit, në të cilën kishat protestante gjermane u shpallën fajtore, pse kishin qenë shumë të buta në kundërshtimin e nazizmit.

Sot oferta politike, po bëhet gradualisht më agresive në shumë vende, përmes mesazheve dhe propozimeve diskriminuese, që mund të kuptohen lehtësisht përmes shkallës Allport. Mjerisht, kur një politikan e praktikon vazhdimisht fjalimin e urrejtjes, ose edhe e inkurajon agresionin fizik, duket si diçka më pak e rëndë.

Ai bën më pak përshtypje, duket si më pak skandal, dhe konsiderohet thjesht si retorikë agresive për të mbledhur vota. Një pasojë e pakëndshme e nevojës për t’u dëgjuar, dhe për të mbetur i dukshëm në rrjetet sociale.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment