Fake news: frika e madhe e elitave europiane

 

Benjamin Masse-Stamberger
Le Figaro

Eurêka! Pas një reflektimi të kujdesshëm Komisioni Europian pati një ide brilante: të luftohen «fake news», lajmet e rreme ose dezinformacioni që shqeteson në mënyrë masive si qytetarët e thjesht edhe politikbërësit. Për fat të mirë Brukseli tani ka vendosur të mos tolerojë më asnjë lajm të rremë të serviret lart e poshtë, që prishin harmonin e vendeve të unionit europin dhe që ngrenë në këmbë populzimin e sëmurë kundër të cilit luftohet ashpër. Është komisionareja europaine e ceshtjeve dixhitale, bullgarja Mariya Gabriel, e cila është ngarkuar me ketë detyre.
Për të fillouar në mënyrë të mënjëhershme me këtë projekt të ri, agjencia Eurocativ, ka shpërndarë lajmin se ky projekt do të vendoset shumë shpjet në jetë. Pritet me padurim që norma B-684 të japë vedriktin e saj për lajmet e vërteta dhe ato fallco, për të kaluar më pas në fazën e dyrë: kalimin e lajmit në të gjitha agjencitë informative të Kontinentit të Vjetër.

Për kulturën dhe edukimin e të gjithëve, është e vetëkuptueshme: “Sipas mendimit tim, është shumë e rëndësishme të identifikohen praktikat e mira, të identifikohen shumë qartë në një mekanizëm koordinimi dhe të kuptohen se çfarë mund të bëjë BE-ja, cila është vlera jonë e shtuar në luftën kundër lajmit të rremë”, është shprehur komisionerja Gabriel.
Cfarë do të themi për gazeta dhe portale të ndyshme që kanë akses në Europë. Ato sjellin një informacion krejt të ndryshëm nga ai reali, sigurisht për qëllime të cktuara. Natyrisht, Gabriel thekson se ajo kurre nuk i lexon lajmet e këtyre portaleve. Megjithëse ajo vë në dukje se lajme të tilla duhen lexuar për të kuptuar arsyen e dezinformacionit dhe për të sjellë në vëmëndjë të publikuat atë lajm që është real. Mënyra më e sigurt për të diskredituar kundërshtarët e tyre është të dekretosh që idetë e tyre nuk janë pikëpamje të botës – bëhet fjalë për gënjeshtra të pastra dhe të thjeshta. Kjo me të vërtetë do të thjeshtonte debatin dhe polemikat.
Në rastin e një karikature të gjithë do ta merrin më lëhtë, me të qeshur, por lajmi i rremë është dicka që tashmë Burukseli nuk dëshiron ta tolerojë më. Nrtyrisht kjo normë e cila pritet të vendoset në fuqi nuk do të shkel të drejtën e fjalës së lirë, por thjesht do verifikojë lajmet nëse janë të verteta apo jo.
Me anë të kësaj nisme duket sikur do të krijohet minstria e së vërtetës. Lajmët e rreme kanë qënë prej kohësh një nga shqetësimet më të mëdha të Brukselit. Dezinformacioni ka cuar në rritjen e polulizmit dhe të politikave vendore duke harruar se vendet anëtare janë pjesë e një familje të madhe.
“Të detoksifikojmë qytetarët sa më shpejt që të jetë e mundur:” Standardet evropiane janë absurde dhe na mbysin “,” Europa kushton më shumë se sa sjell “,” Europa është fshati global në çështjet komerciale “, . këto por edhe shumë kryetituj të rremë të portaleve që botohen në Europë tregojnë për fallcitetin në përmbajtjen e lajmit. Sigurisht që mund mund të asimilohen port ë paktën do të reduktohen dhe do të mundohet të ushtrohet presion që numri i tyre të vijë duke u zvogëluar. Asnjë vend nuk e ka luksin që të bëjë të mundur vetë publikimin e lajmeve të vërteta. Në kohët e sotme lajmi bëhet publik ende pa u pohuar nga insitucionet.
Natyrisht, Brukseli ka të drejtë të mbrojë politikat që udhëheq. Por ende mund të pyesim nëse ky institucion është më i vendosur për të ngritur një Ministri të së Vërtetës në mes të tij.
Edhe pse duhet gjerësisht edhe në Bruksel ka pikëmapje të ndryshme. Jo të gjithë mendojë se monedha e përbashkët Euro ka qënë një ide e mirë, sepse sic duket euro nuk po i zgjidhë të gjitha problemet financiare të eurozonës. Jo të gjithë janë të kënaqur nga qëndrimi në union, disa vende kanë shprehur dëshirë ta lënë grupin. Por thjeshtë një dëshirë e shprehur në zysëm zëri ose thashathëm në koridoret e Unionit për shkak se edhe Britania që është larguar prej kohesh po has polemika të brendshmë, më një përqindje të madhe që kërkon ri-bashkimin me familjën europiane.
Gjithsesi në të gjitha rastet debate ka kudo, edhe në familjën europaien debate nuk mundojnë. Por nga një debat të kalosh në një lajm të rrëmë është dicka që nga sot e tuje nuk do të lejohet më.

 

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment