Evropa t’i bashkohet sanksioneve të SHBA-së, për të shmangur luftën me Iranin

“The Wall Street Journal”

Irani tha të hënën se deri në fund të këtij muaji, do të tejkalojë kufijtë mbi të cilat ishte rënë dakord mbi rezervën e tij të uraniumit të pasuruar. Tani çështja është nëse Evropa do ta lejojë këtë, duke vazhduar të jetë pjesë e marrëveshjes.

Tejkalimi i normës, do të shkelte hapur paktin bërthamor të vitit 2015, dhe do t’i detyronte udhëheqësit europianë, të vendosin përfundimisht nëse duan ta pranojnë këtë lëvizje të Iranit, apo t’i bashkohen SHBA-së në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Teheranit, për rinegociimin e marrëveshjes së dështuar mbi programin bërthamor.

Evropa ka mbetur ende pjesë e marrëveshjes bërthamore, edhe pse SHBA-ja u tërhoq në vitin 2018. Udhëheqësit e saj, kanë refuzuar t’i bashkohen përpjekjeve të SHBA-së për ta riulur Iranin në tryezën e negociatave, për shkak të të metave që Uashingtoni pretendon se ka marrëveshja e vitit 2015. Kjo pasi pakti i 4 viteve më pare, nuk përfshinte ndalimin e raketave balistike, të cilat Irani vazhdon t’i testojë; nuk parashikonte inspektimin e bazave të caktuara ushtarake brenda Iranit; ndërsa në vitin 2025, skadon shumica e kufizimeve.

Teksa Evropa ka shprehur zhgënjimin e saj, presidenti amerikan Donald Trump ka imponuar sanksione edhe më të ashpra ndaj Iranit. Këtu përfshihen edhe sanksionet e ndërmarra për herë të parë ndaj drejtuesve të Gardës Revolucionare Islamike, dhe një ndalim gati i plotë mbi eksportet e naftës nga ana e Iranit.

Shtetet e Bashkuara, zotërojnë një fuqi të mjaftueshme ekonomike nëpërmjet rolit të dollarit në tregtinë botërore, që kompanitë evropiane të respektojnë sanksionet e vendosura, në vend se të rrezikojnë të humbasin qasjen në tregun amerikan.

Irani po ndjen tashmë shtrëngimet financiare, ndaj dhe po nis të reagojë. Ai e ka shfryrë zemërimin e tij, përmes rinisjes së pasurimit të uraniumit, teksa dhe sulmuar 2 ainje-çisternë të ngarkuara me naftë në Gjirin e Omanit. Irani shpreson të trembë botën, dhe veçanërisht Europën, dhe detyrojë atë të shmangë sanksionet e SHBA-së, për të ndihmuar Iranin.

Problemi është se si? Evropa është përpjekur të krijojë një skemë alternative valutore jashtë sanksioneve amerikane, por nuk mundet të gjejë kompani të mjaftueshme, që janë të gatshme të rrezikojnë në ndërmarrjen e kësaj rruge. Sjellja e fundit e Iranit, i jep Evropës arsye të mjaftueshme për t’ju ribashkuar qasjes së SHBA-në, duke e riftuar Teheranin në tryezën e negociatave. Terrorizmi i Iranit në det të hapur kundër depozitave të naftës, nuk mund

të tolerohet, pasi kjo do të nxiste më shumë kërcënime të ngjashme. Dhe nëse Irani është duke paralajmëruar rinisjen e pasurimit të uraniumit, që ishte ndaluar nga marrëveshja bërthamore, është e sigurtë është që në fshehtësi Teherani po bën shumë më tepër, larg syve të inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Meqë ra fjala, Evropa duhet ta falënderojë Trumpin për shtimin e prodhimit të naftës në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të minimizohet ndikimi i akteve terroriste ndaj tankerave të naftës nga ana e Iranit, mbi çmimet e naftës në tregjet globale.

Dhjetë vjet më parë, kërcënimi i një lufte ndaj mjeteve të transportit të naftës, do t’i ngrinte në stratosferë çmimet e naftës në tregjet botërore. Këtë herë, pas rritjes së furnizimit amerikan me naftë, dhe një ekonomie globale që ka një rritje të ngadaltë, çmimi i naftës bruto është më shumë se 10 dollarë më lirë për fuçi, ose rreth 61 dollarë, nga sa ishte një muaj më parë.

Bumi i prodhimit amerikan të naftës, që s’do të kishte ndodhur pa rritjen revolucionare të pridhimi të naftës argjilore, është shndërruar në brë një avantazh strategjik kundër qeverive autoritare, që synojnë të përdorin naftën si një armë.

Ekonomia e dobët e Evropës, nuk duhet të përballet me një krizë të çmineve të naftës, dhe SHBA-ja mund të ndalë eksportet e Iranit, pa e dëmtuar ekonominë globale. Evropianët dhe demokratët në SHBA, po fajësojnë Donald Trumpin për “izolimin e Iranit në një qoshe”, por në fakt është Irani personazhi negativ në këtë histori.

Ai mund ta ketë përdorur marrëveshjen bërthamore, si një ftesë për t’ju ribashkuar ekonominë botërore si një shtet normal tregtar. Por Teherani e përdori këtë lehtësim, për të financuar programin e vet të raketave, si dhe përhapjen e terrorizmit jashtë vendit.

Mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e një lufte në rajon, është që Evropa t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara në një fushatë për të bindur Iranin se rruga e tij e vetme për të shmangur sanksionet, është të rinegociojë marrëveshjen bërthamore, dhe të ndalojë eksportin e revolucionit në vendet e tjera.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment