Çfarë ndodhi me Bashkimin Evropian?

Nga Michael Kimmage “New Republic”

Bashkimi Evropian, e sfidon analogjinë historike. Nuk është një perandori, dhe Brukseli është çdo gjë përveçse një kryeqytet perandorak. Ai nuk komandon asnjë ushtri, nuk strehon asnjë udhëheqës, nuk projekton asnjë kulturë nga metropoli në provinca.

BE-ja është akoma më pak një republikë, me një lidhje të dukshme të lidhjes midis shtetit dhe qytetarit, edhe pse përbëhet nga shumë republika individuale. Ajo nuk është as edhe një konfederatë, është shumë më tepër se një konfederatë e shteteve sovrane. Është vetë një shtet, me një flamur, një parlament, dhe një monedhë.

Deri në vitin 2003, kur 10 vende të reja filluan proçesin e anëtarësimit në BE, ajo ishte një risi në lulëzim. Ekzistenca e saj, simbolizonte tejkalimin e konfliktit shekullor ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, unioni tërhoqi një varg të vendeve post-sovjetike në orbitën e saj të ligjit, bashkëpunimit dhe ndikimit.

Në librin e tij të ri, “Kontinenti i përçarë:Kriza e Evropës dhe fati i Perëndimit”, gazetari i shquar Uilliam Drozdiak citon dokumentin e parë të strategjisë së sigurisë të BE-së, të vitit 2003. “Evropa s’ka qenë kurrë kaq e begatë. Dhuna e gjysmës së parë të shekullit XX-të, i ka hapur rrugë një periudhe paqeje dhe stabiliteti të papreçedentë në historinë europiane”- thuhej në të.

Në dimrin e vitit 2018, këto deklarata ngjajnë më shumë si një epitaf për një epokë të artë të vjetër. Po si mbërritëm deri këtu, pyet Drozdiak. Që në fillmet e veta dhe gjatë Luftës së Ftohtë, impulsi i integrimit evropian ishte kryesisht ekonomik, dhe integrimi ekonomik e bëri Europën Perëndimore një sinonim të pasurisë dhe mirëqënies.

Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, Bashkimi Europian i vendosi vetes një synim të ri:në vend se të shërbente si një mburojë e liberalizmit perëndimor, ai u shndërrua një në mjet për zgjerimin e kufijve të Perëndimit. Traktati i Mastrihtit i vitit 1992, kombinoi sigurinë dhe integrimin ekonomik, ndërkohë që Marrëveshja e Shengenit e vitit 1995, mundësoi lëvizjen e lirë nëpër kufijtë e shumë shteteve anëtare të BE-së.

Monedha e përbashkët euro, u fut në përdorim në vitin 1999. Shtetet sakrifikuan një shkallë të sovranitetit të tyre, për hir të pjesëmarrjes në projektin evropian, përfitimet e të cilave dukeshin të vetëkuptueshme. Konflikti nacionalist, duhet të shkëmbehej për integrimin evropian, provincializmi me kozmopolitanizmin, tregjet e kufizuara me ato të hapura.

Ndërkohë sot situata ka ndryshuar. Veëm pak muaj më parë, BE u traumatizua nga vendimi i Britanisë për t’u larguar nga unioni. Evropa e
ka gjetur veten me vështirësi të rënda të brendshme.

Në jug ka zbuluar “krizën më të keqe të papunësisë së të rinjve në historinë evropiane të pasluftës”; në Evropën Qëndrore është shfaqur “një markë e re e nacionalizmit” kundër Brukselit; dhe vendimi i Kancelares Merkel për të mirëpritur qindra mijëra emigrantë, ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Problemet e politikës së jashtme të Evropës, janë në rastin më të mirë të rënda. “Sot, politika e fqinjësisë së Evropës është e rënuar”, thekson Drozdiak, me Rusinë si një fuqi kundërshtare dhe revizioniste, dhe zonat e kaosit dhe luftës në jug dhe lindje të Evropës.

Teksa kërcënimet po përhapen, Evropa po e humbet garancinë e mbështetjes së qartë amerikane. Me tërheqjen e tij nga marrëveshjet e klimës në Paris, angazhimin e pasigurtë ndaj detyrimit të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë, dhe pakënaqësitë e tij me marrëveshjen bërthamore të Iranit, Uashingtoni i Trump ka qenë një sponsor i dobët i rendit ndërkombëtar liberal.

Ndërkohë kriza financiare e vitit 2008 “kërkonte një mbështetje të madhe publike për Evropën”, duke shkaktuar një vakum të fuqisë në të gjithë BE-në. Kjo përkeqësoi ndarjet klasore dhe ato urbane-rurale, duke rritur perceptimin e elitave si përfituese të BE dhe jo-elitave si viktima të saj. Kriza nxiti papunësinë e të rinjve, veçanërisht në Evropën Jugore, dhe nënvizoi rreziqet e globalizimit. Ndërkohë që edhe populizmi po zgjerohet.

“Fati i Evropës, do të vendoset kryesisht në Berlin”, shkruan Drozdiak, teksa edhe Berlini duket se po fillon të bëhet pjesë e rrëmujës evropiane dhe transatlantike. Megjithëse libri i Drozdakut nuk mbulon zgjedhjet e fundit në Gjermanisë, partia e tretë më e madhe në vend për momentin është Alternativa për Gjermaninë, e ekstremit të djathtë, që e ka dobësuar koalicionin e zonjës Merkel deri në masën, që ajo po përpiqet ende pas 3 muajsh për të formuar një qeveri.

Dhe kancelarja Merkel, është agjentja e asaj që duhet të ndodhë. Një fanar i rendit ndërkombëtar liberal, ajo është heroina e librit. Gjermania e saj tradhëton shenja të “kontrollit dominues, pothuajse monopolist mbi politikat evropiane”, por është një kontroll që përdoret për dhe jo kundër Evropës.

Emanuel Makron, shfaq një vitalitet të nevojshëm. Kur ai mundi populisten Marin Lë Pen, “thuajse në të gjithë Evropën, pati një psherëtimë lehtësimi”, beson Drozdiak. Nëse pothuajse e gjithë Evropa po brohoriste Makronin pro-Europian, dikush pyet se përse aty ka një problem me populizmin, dhe përse nuk ka Makron-ë në të gjitha kryeqytetet e Evropës.

Evropa e pashmangshme e vitit 1989 dhe 2003, është tradhtuar nga një frymë amorfe e dritëshrkutërisë, oportunizmit dhe ligësisë. Ky shpirt, i mbështetur nga kohët e vështira ekonomike, po e përkthen suksesin në dështim. Armiqtë janë tek porta, dhe një pjesë e mirë brenda portave. Analiza se si duhet dalë nga kjo situatë, mund të fillojë duke shqyrtuar natyrën e pasigurtë të një projekti evropian gjithnjë në zgjerim.

Rusia e shekullit XX, ishte një pjesë dinamike e sistemit shtetëror evropian, dhe mungesa e saj në vitet 1990, qe e përcaktuar të ishte e përkohshme. Në vitin 2014, Rusia u kthyer sërish si një aktore në sistemin shtetëror evropian, kur vendosi të parandalojë absorbimin e Ukrainës në BE.

Veprimet e Rusisë qenë të patolerueshme për BE-në, e cila iu bashkua SHBA-së në vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. Ndërkohë kaosi i vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, ka shtuar problemin e sigurisë së BE-së. Fuqia e butë e lavdërueshme e BE-së, është e padobishme kundër Rusisë së Putinit dhe ka qenë e parëndësishme edhe në luftën civile siriane.
Vështirësitë ekonomike të Evropës, drejtohen në aksin veri-jug, dhe jo në lindje-perëndim. Është dëshmuar i vështirë menaxhimi i një monedhe të përbashkët nga ekonomitë e ndryshme kombëtare. Në veçanti, shija e Gjermanisë për masa shtrënguese në shtëpi dhe në të gjithë Evropën, e nxitur nga avantazhet që kanë pësuar eksportet gjerman nga euro, ka zbuluar një përçarje midis një veriu të begatë, dhe një jugu që vuan.

Më shumë gjasa, elektorati gjerman nuk do të tolerojë një largim nga masat shtrënguese, dhe punëtorët gjermanë gaantojnë një pjesë të madhe të shumës që financon BE-në. Në të njëjtën kohë, mjerimi ekonomik i Evropës jugore, ka krijuar perceptimin e indiferencës gjermane, apo më keq akoma.

Kultura është linja e tretë e Evropës. Projekti evropian sot nuk ka një themel të fortë kulturor. Në një model të njohur nga politika amerikane, evropianët më të arsimuar dhe kozmopolitë priren të favorizojnë BE-në, ndërsa sulmet populiste dhe llojeve të tjera njda BE-së, vijnë nga zonat rurale dhe ekonomikisht të varfra.

Sfidat e Evropës nuk janë të vështira. Ato mund të zgjidheshin nga evolucioni i BE-së në një republikë, me kufij të përcaktuar mirë, një ushtri dhe një kapacitet nga lart-poshtë për të balancuar pabarazitë ekonomike, që e kanë bërë Gjermaninë kaq shumë skeptike mbi Greqinë dhe anasjelltas.

Kjo republikë, mund të ngulitë një identitet republikan, në mënyrë që të nxitet nga një kulturë politike e përbashkët dhe e vetme. Ose sfidat e Evropës mund të zgjidhen duke e reduktuar BE-në në një konfederatë, e cila është
ajo që projekti evropian që në vitet 1950. Por kjo do të ishte e dhimbshme.

Por vendet që e kanë rimarrë pjesën më të madhe të sovranitetit të tyre, mund të jenë më mirë në bashkëpunimin mbi çështjet thelbësore të sigurisë dhe ekonomisë, pa kërkuar homogjenizim kulturor, për të cilin Evropa nuk
ka qenë kurrë e prirur

Duke u afruar më shumë ose më tej, vendet e Evropës shpresojnë të arrijnë një bashkim më të qëndrueshëm. Por për ta bërë këtë, do të duhej të riparojnë të çarat nga të cilat vuan aktualisht kontinenti.

Submit a comment