Çfarë do të rezervojë 2018-ja për Lindjen e Mesme?

Nga James L.Gelvin “Pacific Standart”

Është gjithmonë diçka e rrezikshme të bëhen parashikime për Lindjen e Mesme. Tek e fundit, disa ekspertë parashikuan udhëtimin e Anvar Sadatit në Jeruzalem në vitin 1977, që çoi në traktatin e parë të paqes midis Izraelit dhe një shteti arab, por nuk mundën në parashikonin revolucionin iranian të viteve 1978-1979, apo kryengritjet arabe të viteve 2010-2011.

Megjithatë, duke u dhënë mësim studentëve dhe shkruar për Lindjen e Mesme për 3 dekada me rradhë, unë ndihem i sigurtë në bërjen e parashikimeve të mëposhtme për rajonin gjatë vitit 2018.

Konflikti sirian do të zvarritet, pa ndonjë zgjidhje

Në Siri, qeveria do të vazhdojë të rivërë nën kontroll territorin, por s’do të jetë në gjendje të zgjerojë kontrollin e saj në të gjithë vendin. Për këtë ekzistojnë 4 arsye. Së pari, kundërshtarët e regjimit që përballuan barrën e brutalitetit të regjimit 7 vitet e fundit, njohin diçka më të mirë se sa ta hedhin veten në mëshirën e saj. Në të kaluarën, ata i kanë trajtuar me përbuzje ofertat qeveritare për amnisti. Dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

Së dyti, qeveria është shumë e dobët. Shumica e fitimeve territoriale që qeveria ka arritur gjatë 2 viteve të fundit, u realizuan falë milicive të mbështetura nga Hezbollahu, njësitë iraniane, milicitë e trajnuara dhe të kontrolluar nga Irani dhe ato private, jo nga forcat e dobëta të qeverisë.

Së treti, shumica dërrmuese e grupimeve opozitrare, veprojnë brenda kufijve të një province të vetme. Kjo tregon se ato janë forca lokale, nën kontrollin e një ndërmjetësi lokal të pushtetit. Duke përjetuar një lehtësim nga “dara” e qeverisë gjatë 6 viteve të fundit, ata nuk kanë gjasa të dorëzojnë vullnetarisht autonominë e tyre, që mezi e kanë arritur.

Së fundi, lufta civile siriane ka qenë një luftë me ndërhyrjen e mbështetësve nga Perëndimi, Arabia Saudite dhe aleatët e saj të Gjirit, që e kanë mbështetur opozitën. Ndërkohë që ndihma me siguri do të zvogëlohet si pasojë e lodhjes së donatorëve dhe problemeve logjistike, ajo ndoshta nuk do ndërpritet tërësisht. Për rrjedhojë, opozita nuk do të dorëzohet.

Ish i dërguari i Lidhjës Arabe dhe tashmë i Kombeve të Bashkuara në Siri, Lakhdar Brahimi, ishte shumë i saktë kur parashikoi disa vjet më parë, se lufta civile siriane do të përfundonte me “Somalizimin”e Sirisë. Ashtu si Somalia, Siria do të ketë një qeveri të njohur ndërkombëtarisht dhe përfaqësim të përhershëm në OKB.

Do të vazhdojë të lëshojë dhe vulosë pasaportat, dhe nëse dëshiron mund të dërgojë një ekip sportiv në Lojërat Olimpike. Megjithatë, si qeveria e Somalisë, edhe ajo siriane do të mbretërojnë por nuk nuk do të sundojnë, mbi tërësinë e kufijve të saj të pranuar ndërkombëtarisht.

“Reformat” në Arabinë Saudite do të zbehen

Arabia Saudite, do të vazhdojë të ndërmarrë reforma nën drejtimin e princit të kurorës, Muhammed bin Salman, por ato do të jenë thjesht kozmetike. Princi, do të vazhdojë të përpiqet të konsolidojë pushtetin në degën e tij të familjes në pushtet. Deri më tani, ai ka burgosur princat e tjerë dhe elitat ekonomike me akuzën e korrupsionit. Ai ka marrë gjithashtu pushtetin nga një shtyllë tjetër e grupit sundues saudit, lidershipi fetar.

Në fakt, i ashtuquajtur “çlirim” nga kufizimet në Arabinë Saudite – lejimi i grave për të ngarë makinat, hapja e qendrave argëtuese, heqja e kompetencës së policisë fetare për të arrestuar, dhe promovimin e një Islami më të moderuar, janë të gjitha aspektet e fushatës së tij për të centralizuar pushtetin në duart e rrethit të tij të ngushtë familjar.

Vetëm duke liruar të burgosurit e ndërgjegjes nga burgjet saudite, dhe duke i dhënë fund luftës barbare në Jemen, princi i kurorës mund të demonstrojë se është një reformator i vërtetë.

Kalifati do të zhduket, por jo Shteti Islamik

Nëse 2014-a ishte viti në të cilin ISIS-i dukej i pandalshëm, 2015-a ishte viti kur kalifati i ISIS-it filloi të rrëshqiste drejt greminës. Në kulmin e tij, ISIS kontrollonte afërsisht 40 përqind të Irakut. Në fillim të vitit 2017, kjo shifër ka rënë në 10 për qind, dhe “Shteti Islamik” humbi 70 përqind të territorit të tij në Siri.

Kalifati humbi gjithashtu të gjitha qytetet kryesore që kishte pushtuar. Kalifati pra ka marrë fund. Por, ç’të themi për ISIS-in? Disa luftëtarë të ISIS-it kanë dezertuar. Ata janë përpjekur të shkrihen me popullatat lokale ose të kthehen në shtëpi, edhe pse ata kanë hasur në rezistencën e popullatave për hakmarrje, dhe atë të qeverive të huaja.

Për pjesën e mbetur, ka dy skenarë të mundshëm. Së pari, për shkak se një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të ISIS-it në Irak, u bashkuan me grupin xhihadist pasi kishin pakënaqësi kundër qeverisë së mbizotëruar nga shiitët në Irak, është krejtësisht e mundur që ata të vazhdojnë të organizojnë një kryengritje kundër asaj qeverie. Kjo është pikërisht ajo, që bënë talebanët në Afganistan, pasi amerikanët përmbysën qeverinë e tyre.

Së dyti, ka më shumë të ngjarë që ish-luftëtarët dhe terroristët e vetmuar të vazhdojnë sulmet e tyre në nivel global, me ose pa mbështetje organizative. Botës nuk i mungojnë individët e marrë.

Por për shkak se ISIS-it do t’i mungojë një bazë për të shpërndarë propagandën e tij të sofistikuar, dhe për shkak se tërheqja ndaj ideologjive të tilla me rrezikshmëri të lartë, por jo joefektive, zbehet me kalimin e kohës, po kështu do të ndodhë edhe me ISIS-in.

“Marrëveshja përfundimtare” e Trump? E mbaruar tani për tani

Kur Shtetet e Bashkuara e njohën Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ajo vendosi një tjetër gozhdë, me gjasë gozhdën e fundit, në arkivolin e marrëveshjeve të Oslos, të cilat vendosën parametrat për negociimin e një zgjidhjeje me dy shtete.

Përkundër protestave ndaj administratës Trump, një qeveri izraelite e sigurtë në krahët e SHBA-së nuk ka nxitje për të pranuar asgjë. SHBA ka provuar më herët qasje të tilla por pa dobi. Përveç kësaj, politika e polarizuar e Lindjes së Mesme, e dëmton më tej mundësinë e zgjidhjes së konfliktit.
Në vitin 2002, sauditët propozuan një plan paqeje. Nëse Izraeli do të bënte paqe me palestinezët, shtetet arabe do të normalizonin marrëdhëniet me të. Arabia Saudite, shtetet e Gjirit dhe Izraeli janë tashmë de fakto në një aleancë kundër Iranit. Çështja palestineze ka kaluar në plan të dytë, dhe një nxitje tjetër që Izraelin të bëjë paqe është zhdukur.

Jemeni do të zhytet më tej në humnerë

Kriza më e rëndësishme në Lindjen e Mesme është lufta në Jemen, të cilën Arabia Saudite, me mbështetjen amerikane, po e zhvillon kundër një kryengritjeje vendase. Nuk shihet asnjë përfundim i saj në horizont.

Sauditët pretendojnë se Huthit- rebelët e klanit mbizotërues të shiitëve që jetojnë kryesisht në veri të Jemenit- janë të mbshtetur nga Irani. Sauditët kanë hyrë në luftë në anën e një qeverie që mori pushtetin pas një “dialogu kombëtar” të manipuluar, dhe zgjedhjeve të fituara nga i vetmi kandidat – një kandidat i mbështetur nga Sauditët – që u lejua të kandidonte.

Në fakt, rebelimi i Huthi, filloi në vitin 2004, shumë kohë më parë se sauditët të vinin re komplotet iraniane në të gjithë rajonin. Sauditët janë angazhuar në një fushatë masive bombardimi të zonave civile, dhe kanë bllokuar portet e një vendi që varet në 90 përqind të tij nga importet e ushqimeve.

Jemeni është vendi më i varfër arab. Si rezultat i fushatës saudite, e cila jo vetëm që ka vrarë 12.000 jemenas por ka garantuar gjithashtu vazhdimin e luftës civile, 50.000 fëmijë u përballën me urinë në fund të vitit 2017.

Midis prillit dhe gushtit 2017, 20.000 jemenas vdiqën nga kolera. SHBA mbështet operacionet saudite të luftës. Megjithatë, ashtu si Riadi, edhe Uashingtoni akuzon Iranin se është furnizuesi më i madh i terrorizmit në rajon.

Shënim:James L.Gelvin është profesor i historisë moderne të Lindjes së Mesme në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

Submit a comment