Banka Botërore nderon Emirin e Kuvajtit, për rolin e tij në zhvillimin global

Uashington – Banka Botërore nderoi Lartmadhërinë e tij Sheikun Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, Emirin e shtetit të Kuvajtit, për rolin e tij shembullor në mbështetjen e zhvillimit social dhe ekonomik në nivel global.

Kuvajti, ka qenë shumë bujar në mbështetjen e misioneve humanitare dhe zhvillimore në vendet në zhvillim në mbarë botën, duke përfshirë kontributet e tij në Orgnizatën Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), dhe rritjen e kapitalit për Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).

Kuvajti luan gjithashtu një rol jetik në mbështetjen dhe stabilitetin e vendeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, nëpërmjet financimit të tij të drejtpërdrejtë, si dhe kontributeve të tij nëpërmjet Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik, si dhe fondeve të tjera arabe.

Prezantimi i Konferencës Ndërkombëtare për Rindërtimin e Irakut, është një shembull i qartë i rolit të fuqishëm të saj në afrimin e liderëve botërorë, në mbështetje të paqes dhe prosperitetit në rajon.

Nga emër të Emirit, Ministri i Financave, Nahef Al-Hajref, shprehu mirënjohjen e Kuvajtit, për njohjen e kontributit dhe nderimin e vizionin e tij, për përpjekjet botërore në shërbim të njerëzimit.

“Më 9 shtator 2018, Kombet e Bashkuara i dhanë Emirit Al-Sabah titullin e “Udhëheqësit humanitar”, për përpjekjet e tij të mëdha në shërbim të njerëzimit, pasi ai ka ofruar vazhdimisht ndihmë për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë.

Unë gjithashtu shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falënderuar në emër të Lartmadhërisë së tij, Emirit, duke e uruar atë për marrjen e këtij çmimit nderues nga kjo organizatë prestigjioze”- shtoi Al-Hajref.

Sipas tij, nën udhëheqjen e mençur të Emirit, Kuvajti ka aftësinë e duhur diplomatike për të udhëhequr lëvizjen në mbështetje të paqes dhe të iniciativave humanitare dhe zhvillimore në rajon. Ky vend, renditet sot në mesin e kombeve të përparuara, në fushën e përpjekjeve të lidhura me zhvillimin.

“Kuvajti nuk heq dorë nga përgjegjësia e saj drejt mbështetjes së zhvillimit të qëndrueshëm, qoftë përmes Fondit të Kuvajtit për projekte të Zhvillimit Ekonomik të Arabisë, apo edhe nëpërmjet kontributeve të tij në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

Ky është qëndrimi i mbajtur nga Lartmadhëria e Tij, Emiri, me besimin e tij të fortë se promovimi i paqes, mbështetja e veprimeve zhvillimore, luftimi i varfërisë dhe fuqizimi i popujve, është një përgjegjësi e përbashkët për të gjithë.

Çmimi pasqyron respektin e madh për Lartësinë e Tij, Emirin Sabah Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah në bashkësinë ndërkombëtare, dhe përbën një vlerësim për iniciativat e tij të mëdha në mbështetjen e zhvillimit për të mirën e njerëzimit”- theksoi ministri kuvajtjan i Financave.

Në fund ai shprehu mirënjohjen time për Grupin e Bankës Botërore, përfaqësuar nga Kristalina Georgieva, shefe ekzekutive, Ferid Belhaxh, zv/president për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Merza Hasan – drejtor Ekzekutiv, dhe zv.ppresident ekzekutiv i Bordit të Bankës Botërore.

Përktheu:Alket Goce

 

Submit a comment