A është efikase skema e pranimit humanitar vullnetar?

OMAR KADKOY

Daily Sabah

 

Amnesty International shpreh për rrugën e Mesdheut Qendror se “Nëse gjysma e dytë e këtij viti vazhdon si gjashtë mujori i parë, pa marrë masa urgjente, viti 2017 duket të jetë viti më vdekjeprurës për rrugët më të rrezikshme të migrimit në botë”. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, 2.221 njerëz humbën jetën gjatë rrugëtimit të tyre. Këmbanat e alarmit po bien në Bruksel dhe të gjithë sytë janë drejt flotës së anijeve që kalojnë nga Libia në Itali.

Ne nuk dëgjojmë aq shumë për vdekjet në Egje këto ditë. Kjo në masë të madhe i atribuohet marrëveshjes BE-Turqi për migracionin e parregullt. Skema e pranimit humanitar vullnetar është një klauzolë në marrëveshje dhe është një alternativë për udhëtimin e rrezikshëm në Egje: Ofron një rrugë të sigurtë dhe një rivendosje ligjore, duke siguruar solidaritet dhe ndarjen e përgjegjësisë.

Në marrëveshjen mes BE-Turqisë theksohet se, “Pasi kalimet e parregullta midis Turqisë dhe BE-së po përfundojnë ose janë reduktuar ndjeshëm, do të aktivizohet një skemë e pranimit humanitar vullnetar”. A janë përmbushur këto kushte? E pra, numrat flasin për veten e tyre. Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) numëronte 856,713 njerëz që kaluan në Detin Egje parregullësisht në BE në vitin 2015. Numri i të mbyrturve është derujtuar nga 173,450 në vitin 2016 dhe 13,467 nga mesi i janarit deri në 20 gusht 2017. Kjo do të thotë parakushtet e skemës së pranimit humanitar vullnetar janë të gati.

Një plan i parimit humanitar vullnetar mund të bazohet në këto pika: Së pari, sigurohuni një plan masiv ligjor dhe të sigurt të risistemimit. Ekziston tashmë një program për rivendosjejen e sirianëve midis BE dhe Turqisë. Programi një-në-një nënkupton rivendosjen e një siriani në Evropë për cdo refugjat që është kthyer në Turqi nga Greqia. Numri i përgjithshëm i sirianëve të cilët janë zhvendosur në Evropë nën programin “një-në-një” është 8,698 deri më tani.

Turqia sot pret 3.14 milionë sirianë. Për fat të keq, pjesëmarrja e vendeve të BE në program është e pakët. Gjermania mori përsipër të mirëpres 33% të refugjatëve e vetmë dhe pjesa tjetër u nda mes 14 vendeve të BE-së rivendosjen e tyre. Kjo është ende larg prapa 72,000 vendeve të zotuara në anën e Evropës. Por jot ë gjitha vendet që u zoatuan e mbajtën premtimin e tyre. Duke pretneduar se bashkë me refugjatët në vendin e tyre do të vijin edhe kontrabandistët apo terrorsitët, shumë nga këto vende nuk i pranuan. Si rrjedhojë e mbylljes së dyerve për refughatët dhe mos pranimit të emigracionit të rregullt për këto persona, në kulmin e migrimit të parregullt në Evropë në vitin 2015, një rrjet kontrabandistësh fitoi deri në 800,000 $ për lojërat e fatit mbi jetën e njerëzve. Kjo nuk është e pranueshme nga asnjë standard.

Në vitin 2015, numri i të vdekurve në rrugën Mesdhetare Lindore ishte 806. Numri u zvogëlua në 434 gjatë vitit 2016, kryesisht për shkak të marrëveshjes që hyri në fuqi në mars të të njëjtit vit. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) raportoi për 45 incidente të pafata në shtatë muajt e parë të vitit 2017. Shtrirja e një rruge të sigurt dhe të përshtatshme për rivendosjen e refugjatëve pengon njerëzit që të rrezikojnë jetën e tyre në anije- gome.

Marrëveshja BE-Turqia e transformoi Turqinë nga një vend tranzit në një destinacion. Ky transformim kërkon adresimin e nevojave të sirianëve nën mbrojtje të përkohshme dhe kërkuesve të tjerë të azilit për të pasur kushte të mira jetese. Për të ndarë përgjegjësinë e adresimit të kësaj pike të rëndësishme dhe për të siguruar një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj nevojave të refugjatëve dhe nevojave të komunitetit pritës, BE-ja ka shpërndarë 3 miliardë euro në formën e ndihmës humanitare dhe jo humanitare në kuadër të Facility për Refugjatët në Turqi (FRIT). Një nga objektivat e objektit është të ndihmojë refugjatët më të prekshëm. Skema e Emergjencave të Sigurisë Sociale (ESSN) po e përmbush këtë përpjekje.

Skema e pranimit humanitar vullnetar është funksionale vetëm kur bregu perëndimor i Egjeut është plotësisht i gatshëm të bashkëpunojë. Kjo nuk duket të jetë rasti, veçanërisht me politikën e papërpunueshmërisë të migracionit në Europë. Në Greqi, skena është e ‘dëshpëruar’. Strategjia e arkipelagut mbi azilkërkuesit tregon mungesën e qasjes kombëtare, moszbatueshmërisë midis qeverisë dhe OJF-ve, vlerësimit joadekuat të aplikacioneve për azil dhe fondeve të humbura. Azilkërkuesit, në kthim, janë në harresë.
Kjo skëmë u tregon qeverive të BE-së të mos punojnë mbi Rregullorën e Dublinit, e cila thotë se mbrojtja e azilkërkuesve është përgjegjësi e vendit të parë të BE-së në të cilin ata mbërrijnë. Gjithashtu, u dërgon një mesazh azil kërkuesve që të mos kalojnë Egjeun. Situata në rrugën qendrore të Mesdheut nuk është më e mirë. Italia është e mbingarkuar me emigrantët që vijnë në brigjet e saj nga Libia dhe në një moment politikëbërësit në Romë kërcënuan të mbyllnin e portin përballë anijeve të shpëtimit. Emmanuel Macron nuk pranoi të hapte portet e Francës për emigrantët. Në të njëjtën kohë, raundi i ardhshëm i këmbanave të alarmit duket se po ndodh në rrugën perëndimore derisa ardhjet në Spanjë po rriten.

Përpara se të kalojmë në skema të pranimit humanitar është më e përshtatshme, për vetë situatën e çështjes së refugjatëve, që të mbetet në dorë të ligjit dhe të institucioneve shtetërore. Nëse deri tani kemi parë që edhe institucionet shtetërore nuk janë në një mëndje për sa i përket kësaj cështje, nuk mund të mendojmë më për pranim të humanitarizmit.

 

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment